Shpërthejnë dy bombola gazi, nuk ka të lënduar

firence_shperthimi.jpgLaç, 8 shkurt, NOA – Në një banesë të Laëit, pasditen e sotme kanë shpërthyer dy bombola gazi, por për fat të mirë nuk ka patur asnjë të plagosur. Lajmi konfirmohet nga korrespondenti, i cili ka qenë në vendngjarje, nga ku raporton edhe se të dyja bombolat më fjalë kanë shpërthyer në harkun kohor të 60 minutave në dy banesa të ndryshme të këtij qyteti. Konkretisht, bëhet me dije se bombola e parë ka shpërthyer në banesën e Ndue Rica dhe si pasojë e zjarrit është djegur krejtësisht shtëpia.

Ndërsa, bombola e dytë ka shpërthyer pranë banesës së Gjon Çokut, por fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime në banesë, por vetëm disa dëmtime të vogla në pallat.

n.e/NOA

Komente
Shto komentin tend
+/-
Shkruaj nje koment
Emri:
Email: (jo i detyruar)
 
Titulli:
 
Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."