Agjencia e Lajmeve NOA - Lajmet e fundit minute pas minute, nga Shqiperia, Kosova, Ballkani dhe bota

  • Identifikohu

Laç, në pranga për vjedhje dhe shpërdorim detyre, drejtori dhe katër punonjës të Zyrës së Punës

Laç, 29 korrik, NOA – Pesë punonjës të Zyrës së Punës në Laç, mes të cilëve edhe drejtori i saj, kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës për falsifikim dokumentesh dhe të akteve civile, vjedhje dhe shpërdorim detyre.

Ka qenë aksioni i koduar policesk, “Asistenca”, përmes të cilit policia e Lezhës, bëri të mundur hetimin mbledhjen e dokumentacionit dhe arrestimin e pesë punonjësve të zyrës së punës në Laç.

Njëri prej të arrestuarëve është 30 vjeçari Gentian Rukaj, banues në Tiranë,  Drejtor i Zyrës së Punes dhe Përkrahjes Sociale në Laç, ndaj të cilit rëndon akuza për falsifikimit dokumentesh dhe falsifikimit të akteve të gjendjes civile.

Katër të arrestuarit e tjerë të aksionit “Asistenca”, janë 30 vjeçari nga Fushë-Arrëzi, Bledar Cufaj, me detyrën e specialistit në Zyrën e Punës në Laç; 23 vjeçarja Mirjeta Frrokaj nga Tirana, specialiste këtë zyrë; 44 vjeçari Gjon Sevgjinaj specialist shërbimesh në PTT dhe 29 vjeçarja Klodiana Rasha, arshiviste në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Lezhë, e cila akuzohet për shpërdorim detyre.

Arrestimi i katër nëpunësve të shtetit u bë dje, ndërsa strukturat përkatëse të sektorit kundër krimit financiar po bëjnë dokumentimin e plotë të i çështjes si dhe zbardhja e veprimeve e veprimtarisë kriminale.

mit/NOA
Komente
Shto komentin tend
+/-
Shkruaj nje koment
Emri:
Email: (jo i detyruar)
 
Titulli:
 
Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."