Bruksel, 29 Korrik, NOA – 93 shqiptarë të dënuar,
të cilët vuajnë dënimet në burgjet belge, do të kthehen në Shqipëri falë një marrëveshje
që kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nënshkroi në Bruksel sot me kryeministrin
belg, Iv Leterme.
“Për afro dy dekada ne kemi pasur problem me kriminelët shqiptarë, që ishin
aktivë në Bruksel”, tha Leterme dhe shtoi se “është shumë pozitive, që pas
tre-katër muajve të negociatave arritëm marrëveshje”.
Sipas tij, dërgimi i këtyre të dënuarve në Shqipëri, do të fillojë sa më
shpejtë që të jetë e mundur.
Ndërsa nga ana e tij, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, u shpreh se ka
synuar që t’i zvogëlojë shqetësimet lidhur me reputacionin e vendit të tij në
sundimin e ligjit.
“Kjo është absolutisht çështje e së kaluarës. Shqipëria tani e ka shkallën e kriminalitetit shumë më të ulët se sa mesatarja në Bashkimin Evropian”, tha Berisha.
n.e/NOA
| Komente |
|

