KULTURE

Aktivitetet e Ditës së Verës në Elbasan

Aktivitetet e Ditës së Verës në ElbasanElbasan, 10 mas, NOA - Dita e Verës është festa pagane që nuk ka një datë fikse se kur ka nisur festimin. E sigurt është që kjo festë e kthen qytetin e Elbasanit në qendër të gjithë Shqipërisë me këngët, ëmbëlsirat, aktivitetet e ndryshme. Elbasanasve u është kthyer në refleks festimi i kësaj dite, por që janë pothuaj të gjitha qytetet e Shqipërisë që e kanë kthyer datën 14 mars, pra Ditën e Verës në një ditë feste.
lexo me tej...
 

Dita e Verës, ja aktivitetet në Tiranë

Dita e Verës, ja aktivitetet në Tiranë

Tiranë, 10 mars, NOA - Edhe këtë vit, Tirana dhe Elbasani, por edhe qytete të tjera bashkohen për të mirëpritur Ditën e Verës. Atmosfera festive do të ndihet që në orët e para të mëngjesit, ku rrugët do të popullohen nga vizitorë të shumtë, të cilët do të shëtisin deri në orët e vona të mbrëmjes.

Ata do të kenë mundësi të shijojnë gatime të veçanta tradicionale, si dhe ballokumet, ëmbëlsirën simbol të kësaj dite. Sheshet kryesore të qyteteve do të mirëpresin koncertet e ndryshme me këngëtarë shqiptarë dhe të huaj.

lexo me tej...

Kënga Qytetare, festival në Elbasan

Më 11-12 Mars 2010, në Elbasan zhvillohet edicioni i 10- të i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar i Këngës Qytetare. Elbasani është qyteti organizator i shtatë edicioneve të Këngës Popullore Qytetare

Elbasan, 10 Mars NOA - Në prag të Ditës së Verës, Elbasanit i shtohet një tjetër festë: Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Këngës Qytetare. Elbasani mbledh ketë festival në edicionin e 10-të dhe rëndësia e këtij aktiviteti artistik shtohet edhe më tepër.

lexo me tej...

“Playboy” vjen në Bodrumin e Metropolit

“Playboy” vjen në Bodrumin e Metropolit

Tiranë, 9 Mars NOA/ Milena Selimi - “Playboy i trojeve tona” është premiera e re e Teatrit të Metropolit, e cila do të përurojë më datën 13 mars 2010 sallën më të re të tij, të quajtur BODRUM. Pothuajse dy vjet më parë jetës kulturore të kryeqytetit iu shtua një hapësirë e re, teatri i Bashkisë së Tiranës, Teatri i Metropolit. Ky teatër gjatë kësaj periudhe i është përmbajtur qëllimit të tij: si një “Far në anë të detit” ku ka drejtuar dhe tërhequr drejt vetes krijues, regjisore, aktorë të rinj, duke iu dhënë mundësinë të shprehin ndjesitë, aftësitë dhe dashurinë e tyre për teatrin.

Me këtë sallë të re teatrore ky teatër, e çon në dy numrin e sallave, duke i shtuar hapësirës teatrore të kryeqytetit më shumë ambiente për të sjellë vepra skenike.

lexo me tej...

Arsyet, pse dështoi “Avatar” në garën Oskar

Arsyet, pse dështoi “Avatar” në garën OskarSHBA, 9 mars, NOA – Filmi i James Cameron “Avatar”, arriti të thyej rekorde për fitimet financiare, por nuk mori vlerësimin e jurisë në ceremoninë e çmimeve Oskar. Mediat amerikane, në krahasimin që bëjnë për filmin, thonë se në ceremoninë mondane Oskar, filmi që mori shumë të ardhura, u bë objekt humori.
lexo me tej...

Oskar, Kathryn Bigelow sfidon ish-burrin

Oskar, Kathryn Bigelow sfidon ish-burrin

SHBA, 8 mars, NOA, Milena Selimi -  Kathryn Bigelow është e para regjisore grua që ka rrëmbyer mbrëmë në Los Anxhelos çmimin Oskar për regjinë më të mirë. Në sfidë me ish- bashkëshortin e saj, James Cameron, kandidat për filmin "Avatar", Bigelow ka çuar në shtëpi statujën e Oskarit për filmin "The hurt locker".

lexo me tej...

Jeta e gruas në një teatër

Jeta e gruas në një teatër

Tiranë, 8 mars, NOA, Milena Selimi - Jeta teatrore në Prishtinë ka vendosur të  nderojë ditën e gruas me premierën “E kaluara takon të ardhmen”, që do të shfaqet në Teatrin ODA të kryqytetit të Kosovës, duke sjellë në skenë vetëm aktore-femra.

lexo me tej...

'E kuqja e demave', CD-roman

'E kuqja e demave', CD-roman

Tiranë, 6 mars, NOA - Shtëpia Botuese “Ideart” do të hedhë në treg romanin e shkrimtares Mira Meksi, i vlerësuar si një nga tri librat më të shitur në Panairin e Librit 2009 duke përuruar këtë herë CD-roman me zë të lexuar nga autorja. Është hera e parë që libri-roman vjen për lexuesin në një formë të tillë komunikimi, i cili vlerëson leximin sipas autores, larg formave teatrale interpretuese. Leximi i saktë dhe i qartë, sipas konceptit të shkrimtares sjell një bashkëveprim me lexuesin duke e bërë atë më të afërt në një botë spirituale, rrëfyer prej saj në një qytet legjendash në Spanjë.

lexo me tej...

Mbreti Bardhyl të vendoset në Manastir

Mbreti Bardhyl të vendoset në Manastir

Shkup, 5 mars, NOA - Në vazhdën e aktiviteteve dhe përpjekjeve për vendosjen e skulpturave nëpër sheshet e qyteteve të Maqedoni, të iniciuar nga qeveria e Nikolla Grujevskit për t’i fisnikëruar dhe zbukuruar qytetet, nga qyteti i konsujve dhe qyteti i Kongresit të Alfabetit- nga Manastiri, lindi ideja dhe propozohet që në këtë qytet, të vendoset mbreti ilir Bardhyli. Historiani, prof.dr. Reshat Nexhipi, hodhi idenë që në Manastir të vendoset përmendorja e mbretit ilir Bardhylit, që do të dëshmonte edhe për praninë në vazhdimësi të shqiptarëve në këto troje.

lexo me tej...

TKOB, rikthehet baleti “Delina”

TKOB, rikthehet baleti “Delina”

Tiranë, 4 mars, NOA / Melina Selimi - Shfaqja e baletit “Delina”, me koreografi të Agron Aliajt, do të jetë premiera e radhës në datën 5 mars në Teatrin e Operas dhe Baletit. Me muzikë të kompozuar nga Çesk Zadeja dhe libret nga Agron Aliaj, baleti “Delina” rikthehet në skenë pas 46 vjetësh. Kjo vepër skenike koreografike do të interpretohet nga  solistët Enada Hoxha, Gerd Vaso dhe balerinët Greta Hushi, Isida Mollaymeri, Sokol Zhugri si dhe nga  trupa e baletit, ndërsa skenografia dhe kostumet janë realizuar nga Taulant Pustina.

lexo me tej...

Në shqip "Poetë të mëdhenj amerikanë"

Në shqip

Tiranë, 4 mars, NOA/ Milena Selimi - Janë prezantuar dje në Sallën Amerikane të Bibliotekës Kombëtare pesë autorë amerikanë, nën logon e serisë së botimeve “Aleph”, nën drejtimin e Gentian Çoçolit. Janë sjellë në shqip autorët amerikanë Ezra Pound, Thomas Eliot, Vallace Stevens, John Ashbery dhe Robert Hass. Në këtë prezantim të kësaj serie Gentian Çoçoli  u shpreh se “kjo seri lidhet jo thjesht me rëndësinë e këtyre "pesë poetëve të mëdhenj", klasikë të shekullit të njëzetë, po edhe me "audiencën që po merret me poezinë në Shqipëri, një realitet krejtësisht i ndryshëm nga i librit të dikurshëm, kur ishte e vështirë të lexoje poezi të autorëve të mëdhenj në shqip”.

lexo me tej...
Page 1 nga 42