POLITIKE

Meta, takim kokë më kokë me Jeremiçin

Meta, takim kokë më kokë me Jeremiçin

Beograd, 11 mars, NOA Update – Pasi është takuar me presidentin e Serbisë, Boris Tadiç dhe ka kryer homazhe pranë varrit të ish-kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiç, ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Ilir Meta ka inicuar një takim kokë më kokë me homologun e tij serb, Vuk Jeremiç.

Që të gjitha këto, në kuadrin e një vizite dy-ditore që ai ka ndërmarrë sot në Beogradin zyrtar, e cila do të vijojë edhe ditën e nesërme.

lexo me tej...
 

Rezoluta e PD: Objektivi ynë, heqja e vizave

Rezoluta e PD: Objektivi ynë, heqja e vizave

Tiranë, 11 mars, NOA – Kuvendi i Shqipërisë konfirmon mbështetjen e të gjitha forcave politike të tij në procesin e liberalizimit të vizave dhe shpreh njëzëri vendosmërinë për të përmbushur objektivin e udhëtimit pa viza në vendet Shengen.

Një fakt i tillë pohohet në projektrezolutën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për liberalizimin e vizave, e cila u paraqit në Kuvend për miratim nga kreu i tij, Astrit Patozi, ndërsa u lexua nga deputeti Fatos Beja.

lexo me tej...

PS: Të mos luajmë me heqjen e vizave

PS: Të mos luajmë me heqjen e vizave

Tiranë, 11 mars, NOA Update – Politika shqiptare nuk duhet të luajë aspak me interesin e  përbashkët të shqiptarëve mbi heqjen e vizave me Bashkimin Evropian.

Një thirrje të tillë e ka bërë në emër të deputetëve të Partisë Socialiste, përfaqësuesja e tyre, Arta Dade, nga foltorja e Kuvendit, ku ka pohuar se ata janë të interesuar për plotësimin e kësaj ëndrre për shqiptarët dhe në emër të saj i lënë të gjitha konfliktet me mazhorancën.

“Lojërat e politikës së ditës nuk mund të hyjnë në këtë fushë të madhe që u përket gjithë qytetarëve shqiptarë”, ka hedhur mesazhin e saj në emër të opozitës, deputetja socialiste Arta Dade.

lexo me tej...

DASH: Korrupsioni, ende problem i mprehtë

DASH: Korrupsioni, ende problem i mprehtë

Uashington, 11 mars, NOA – Korrupsioni në qeverisje mbetet ende një problem serioz dhe i pazgjidhur ende për Shqipërinë.

Një fakt i tillë, krahas shumë problematikave të tjera ekzistuese konstatohet në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut në botë.

lexo me tej...

Meta në Bograd, homazhe te varri i Xhinxhiç

Meta në Bograd, homazhe te varri i Xhinxhiç

Beograd, 11 mars, NOA - Aktiviteti i parë që ministri i Jashtëm, Ilir Meta ka zhvilluar në Beograd ka qenë homazhi pranë varrit të ish-kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiç, i cili humbi jetën gjatë një atentati që iu krye vite më parë, ku pikërisht, homazhet përkojnë me 7-vjetorin e vrasjes së tij. Të pranishëm gjatë homazheve kanë qenë bashkëshortja e ish-kryeministrit serb Xhinxhiç, si dhe bashkëshortja e zëvendëskryeministrit Meta, Monika Kryemadhi.

lexo me tej...

Opozita në Kuvend për rezolutën e vizave

Opozita në Kuvend për rezolutën e vizave

Tiranë, 11 mars, NOA – Ka filluar të zhvillohet seanca e radhës e Kuvendit, gjatë së cilës pritet të miratohet rezoluta e Partisë Demokratike që mbështet procesin e liberalizimit të vizave, ku të pranishëm pritet të jenë pas pak edhe deputetët e Partisë Socialiste pas një vendim i të grupit të tyre parlamentar për të mos u bërë pengesë në procesin e heqjes së vizave me Bashkimin Evropian.

Pritet që grupi opozitar të paraqesë qëndrimin dhe vërejtjet si dhe plotësimet e tij për rezolutën e propozuar nga mazhoranca sot në Kuvend.

lexo me tej...

Meta, takim me Tadiç në Beograd

Beograd, 11 Mars NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta, sapo ka përfunduar një takim kokë më kokë me Presidentin e Republikës së Serbisë Boris Tadiç, bëjnë të ditur për agjencinë NOA, burime praën takimit të dy zyrtarëve të lartë.

Në këtë takim, është diskutuar mbi zhvillimet më të fundit mes dy vendeve duke I mëshuyhar përpjekjes për të rritur marrëdhëniet mes dy vendeve duke i intensifikuar ato sa më shumë.


Burimet nuk bënë të ditur nëse është folur për cështjen e Kosovës ndërsa një deklaratë për mediat pritet të dalë pas takimit që sapo ka përfunduar.

Z.Meta, nisi sot një vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë, me ftesë të autoriteteve të Beogradit.

Në nisje të axhendës dyditore, zv/kryeministri Meta shkoi në varrezat e Beogradit ku vendosi një kurorë me lule të freskëta në varrin e të ndjerit Zoran Xhinxhic, ish kryeministër i Serbisë vrarë në vitin 2003..

Bashkë me zv/kryeminijustrin shqiptar Meta ishtge dhe Rozhica Xhinxhic, bashkëshortja e Zoran XHinxhic e cila aktualisht drejton një fondacion me emrin e të ndjerit.

“E nisa këtë vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Serbisë pikërisht me vizitën në varrin e të ndjerit Zoran XHinxhic, për të treguar respektin e thellë për këtë njeri i cili luftoi për demorkacinë por e pagoi përpjekjen e tij me një çmim të rëndë”, - u shpreh z.Meta në një prononcim për mediat menjëherë pasi vendosi kurorën me lule në varrin e kryeministrit të vrarë rreth shtatë vjet më parë.

e.l/NOA

Kuvendi shtyn për të hënën nismat e PS

Tiranë, 11 mars, NOA – Propozimet ligjore të Partisë Socialiste për transparencën e zgjedhjeve do të shqyrtohen të hënë në Komisionin e Ligjeve. Ky është vendimi që ka marrë mbledhja e sotme e komisionit të ligjeve, e cila u shoqërua me debate mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës.
lexo me tej...

PS: Çmimet, Berisha i varfëroi shqiptarët

Tiranë, 11 mars, NOA - Pas deklaratës së Kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se rritja e rrogave dhe pensioneve do të vazhdojë, Partia Socialiste reagoi sot duke deklarua se me rritjen e çmimeve Berisha i varfëroi shqiptarët.
lexo me tej...

Prifti letër Topallit për familjen e Fatmir Xhindit

Prifti letër Topallit për familjen e Fatmir Xhindit Tiranë, 11 mars, NOA - Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti i është drejtuar me një letër kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, me anë të së cilës kërkohet që t’i jepet ndihmë ekonomike familjes së ish deputetit te PS-se, Fatmir Xhindi, i cili u nda nga jeta vetëm pak muaj më parë.

Lajmi konfirmohet nga zyra e shtypit e ministrise Ekonomisë, e cila sqaron dhe përmbajtjen e letrës.

lexo me tej...

Pittella: Mbështesim Ramën për zgjedhjet

Pittella: Mbështesim Ramën për zgjedhjet

Strazburg, 11 mars, NOA Zëvendëspresident i parë i PE, Giovanni Pittella u shpreh sot në mbështetje të kryetarit të PS-së, Edi Rama pas takimit të zhvilluar në Strazburg.

Në një intervistë dhënë për mediat, Pitella theksioi se Kuvendi në Shqipëri duhet të bëjë transparencën e zgjedhjeve.

lexo me tej...

Dokle: 18 marsi, shansi i fundit për Berishën

Dokle: 18 marsi, shansi i fundit për BerishënTiranë, 11 mars, NOA – Shqyrtimi i ligjeve të propozuara nga opozita në 18 mars, është cilësuar nga deputeti i PS-së, Namik Dokle, si shansi i fundit për transparencë i kryeministrit Berisha.

Në një konferencë për mediat, Dokle u shpreh se rasti i Ruzhdies nuk është i izoluar dhe manipulimet në këtë vend treguan se zgjedhjet kanë qenë me probleme në gjithë vendin.

lexo me tej...

Berisha: Mirëpresim Papandreun

Berisha: Mirëpresim Papandreun

Tiranë, 11 mars, NOA - Kryeministri Berisha priti sot në një takim sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, ambasadorin Yannis-Alexios Zeppos, i cili ndodhet në Shqipëri për një vizitë, si pjesë e një grupi ndërkombëtar diplomatësh dhe personalitetesh që po zhvillojnë një tur vizitash konsultimi, në kuadër të projektit për hartimin e konceptit të ri strategjik të NATO-s.

lexo me tej...

Edit Harxhi: NATO, aleancë e suksesshme

Edit Harxhi: NATO, aleancë e suksesshme

Tiranë, 11 mars, NOA – NATO përbën një nga aleancat më të suksesshme të krijuara ndonjëherë dhe Shqipëria është e nderuar që është pjesë e saj.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni zv/ministrja e Jashtme, Edit Harxhi gjatë fjalës së hapjes në konferencën rajonale “Koncepti i Ri Strategjik i NATO-s/ Perspektiva nga Ballkani Perëndimor”, e cila organizohet nga ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim, mbështetur nga Divizioni i Diplomacisë Publike të NATO-s dhe ambasada Amerikane në Tiranë.

lexo me tej...

Deputetët e PS, sot në Kuvend

Tiranë, 11 mars, NOA – Deputetët socialistë do të jenë sërish të pranishëm sot në parlament, në kuadrin e miratimit të një rezolute për vizat, propozim ky i bërë nga deputetët e Partisë Demokratike. Vendimi u caktua dje në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, duke marrë në konsideratë faktin se procesi i liberalizimit të vizave është shumë i rëndësishëm për vendin dhe duke mos dashur që selia rozë të bëhet pengesë e këtij procesi.

lexo me tej...

Kryediplomati Meta, sot viziton Beogradin

Kryediplomati Meta, sot viziton Beogradin

Tiranë, 11 mars, NOA – Beogradin e viziton sot kreu i lartë i diplomacisë shqiptare, Ilir Meta, duke shënuar kështu mbërritjen e parë pas shumë vitesh në tokën serbe të një autoriteti të lartë të shtetit shqiptar.

Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të ministrisë së Punëve të Jashtme, sipas të cilave, zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta fillon sot një vizitë dyditore në Serbi, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiç.

lexo me tej...

Meta, vizitë 2-ditore në Serbi

Meta, vizitë 2-ditore në Serbi

Tiranë, 10 mars, NOA - Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta do të zhvillojë një vizitë zyrtare dy-ditore në Republikën e Serbisë. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të dikasterit të Jashtëm për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se nesër Meta do të zhvillojë një vizitë zyrtare dy ditore në Serbi me ftesë të homologut të tij serb, Vuk Jeremiç. Bëhet me dijeni ndër të tjera se gjatë vizitës, veç bisedimeve zyrtare me Jeremiç, Meta do të zhvillojё takime të veçanta edhe me presidentin serb, Boris Tadiç. zv/kryeministrin pёr Integrimin Evropian, Bozhidar Gjeliç, zv/kryeministrin Ivica Daçiç si dhe  me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Serbi.

lexo me tej...

Ballkani në NATO, nesër konferenca

Ballkani në NATO, nesër konferenca

Tiranë, 10 mars, NOA – Gjatë datave 11-12 nars 2010, Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDN) organizon konferencën rajonale “Koncepti i Ri Strategjik i NATO’s – Perspektiva nga Ballkani Perëndimor”, i cili mbështetet nga Divizioni i Diplomacisë Publike të NATO-s dhe Ambasada Amerikane në Tiranë. Lajmi bëhet me dijeni nga burimet e ministrisë së Jashtme, sipas të cilave, konferenca do të mbledhë në Tiranë përfaqësues të instituteve kërkimore kryesore në Ballkanin Perëndimor, përfaqësues të qeverisë, deputetë, akademikë etj, si edhe anëtarë të Grupit të Ekspertëve të Konceptit të Ri Strategjik të NATO-s.

lexo me tej...

Topi, shoqatave: Ngrini zërin për të drejtat

Topi, shoqatave: Ngrini zërin për të drejtatTiranë, 10 mars, NOA – Presidenti i Republikës u ka sugjeruar përfaqësuesve të shoqatave shqiptare dhe ish të përndjekurve politikë që të ngrenë zërin dhe të ndjekin problemet e tyre në rrugë ligjore. 

Deklarata e kreut të shtetit është bërë sot gjatë një takimi me drejtues të QSHRT-së, të Bashkimit të Sindikatave Shqiptare dhe të shoqatave të të përndjekurve politikë.

lexo me tej...

Qeveria do të jap para për shoqërinë civile

Qeveria do të jap para për shoqërinë civile

Tiranë, 10 mars, NOA – Organizatat dhe shoqatat e pavarura të shoqërisë civile tashmë mund të marrin fonde dhe nga qeveria për të realizuar objektivat e tyre.

Vendimi është marrë nga kryeministri, Sali Berisha, sot gjatë mbledhjes së qeverisë. Berisha bëri të ditur se një fond fillestar është caktuar për organizatat e shoqërisë civile, i cili do të shpërndahet nga ky bord.

lexo me tej...

Berisha: Do rrisim pagat dhe pensionet

Berisha: Do rrisim pagat dhe pensionetTiranë, 10 mars, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot gjatë mbledhje së këshillit të ministrave se “qeveria do të përmbushë zotimin e saj për rritjen në vazhdimësi të rrogave dhe pensioneve”

Ai ritheksoi dhe një hërë qeveria do ti përmbahet zotimit të dhënë para qytetarëve shqiptare për rritje të mëtejshme të pagave dhe pensioneve.

lexo me tej...
Page 1 nga 157