Agjencia e Lajmeve NOA - Lajmet e fundit minute pas minute, nga Shqiperia, Kosova, Ballkani dhe bota

  • Identifikohu

Të përndjekurit protestë: Bashkia të ndalë punimet pranë vendit të ish monumentit të diktatorit në sheshin “Skënderbej”

te_perndjekurit_noa.jpgTiranë, 29 korrik, NOA – Të përndjekurit politikë protestuan sot në sheshin Skënderbej, para vendit ku ndodhej më parë ish monumenti i diktatorit Enver Hoxha, i rrëzuar më 20 mars të vitit 1991.

Drejtuesi i Shoqatës mbarëkombëtare për integrimin e të përndjekurve, Besim Ndregjoni i kërkoi Bashkisë së Tiranës të ndërpresë punimet pikërisht në vendin e ish përmendores, ku sot është vendosur tabela që përmban bilancin e krimeve të komunizmit.

Ndërsa, kryetari i Qendrës së Rehabilitimit të torturës, Adrian Kati, tha gjatë kësaj proteste se vijimi i punimeve pranë vendit që të përndjekurit politikë e kanë shënjuar si vendin e kujtesës ndaj krimeve komuniste, është shenjë e mosrespektimit të kësaj shtrese të përvuajtur, që ka kontribuar në ardhjen e demokracisë në Shqipëri.

Të përndjekurit politikë të mbledhur në protestë nga i tërë vendi i kërkuan qeverisë mbrojtjen dhe ruajtjen e këtij memoriali të kujtesës historike.

Sipas të dhënave plot 6000 burra dhe gra u vranë dhe afro 50 mijë familje u syrgjynosën, dënuan dhe internuan politikisht gjatë viteve të dikaturës komuniste në Shqipëri.

Kreu i Shoqatës, Besim Ndregjoni në këtë kontekst kërkoi që në këtë vend ku më parë ndodhej monumenti i diktatorit, të ndërtohet memoriali i viktimave të komunizmit, duke iu referuar kryeqyteteve perëndimore që e kanë një të tillë, si Berlini, Bukureshti, e të tjerë.

mit/NOA

Komente
Shto komentin tend
+/-
Shkruaj nje koment
Emri:
Email: (jo i detyruar)
 
Titulli:
 
Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."