Tiranë, 29 Korrik, NOA - Presidenti i
Republikës, Bamir Topi priti sot në Presidencë dhe zhvilloi një takim të
ngrohtë dhe miqësor me Majkëll Granof, drejtues i Fondit Shqiptaro-Amerikan të
Sipërmarrjes.
Presidenti Topi, pasi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara
të Amerikës, ndihmesën e pakursyer dhe mbështetjen e gjithanshme dhënë
Shqipërisë për forcimin e demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe pavarësisë
së institucioneve si dhe zhvillimit të ekonomisë, vuri në dukje kontributin e
shquar dhe arritjet e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjeve në këto
drejtime.
Kryetari i shtetit, pasi bëri një përshkrim të shkurtër të situatës politike
dhe ekonomike në vend, nënvizoi bindjen se institucionet shqiptare do të
vazhdojnë të punojë me vendosmëri për të rritur zhvillimin ekonomik dhe për të
përmbushur aspiratat integruese të qytetarëve të Shqipërisë.
Nga ana e tij, drejtuesi Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjes, Majkëll Granof nënvizoi miqësinë tradicionale e historike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, tashmë edhe si aleatë në NATO dhe e njohu presidentin Topi me ecurinë e projekteve dhe planeve të ardhshme të Fondit për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë dhe sipërmarrësve shqiptarë, të financimit të projekteve të rëndësishme në arsim dhe në përgatitjen cilësore e profesionale të të rinjve, bazuar në përvojën amerikane.
n.e/NOA
| Komente |
|

