Agjencia e Lajmeve NOA - Lajmet e fundit minute pas minute, nga Shqiperia, Kosova, Ballkani dhe bota

  • Identifikohu

Publikohet raporti për lirinë e medias, OSBE: Rasti “Pango”, shqetësues

osce_dunja_mijatovic.jpgVjenë, 29 Korrik, NOA – Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë e ka vlerësuar si shqetësues rastin “Pango”, për të cilin media Top-Channel është gjobitur nga organi gjyqësor me shumën e 400 mijë eurove.

Ky shqetësim është ngritur prej OSBE-së në raportin e saj vjetor për lirinë e medias në shtetet anëtare, përfshirë edhe Shqipërinë, ku rasti i lartpërmendur citohet si precedent që tregon se mediat në vendin tonë janë të cunguara dhe të kufizuara.

Raporti u prezantua sot në Qendrën e Kongreseve në Vjenë nga përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e mediave, Dunja Mijatovic.

Ajo ka bërë publik rezultatet e monitorimit të lirisë së medias në 56 vende anëtare të OSBE-së, duke përcaktuar statusin që gëzon liria e medias brenda tyre, shoqëruar me  sfidat në këtë drejtim.

Konkretisht, në pjesën ku Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka analizuar situatën e lirisë së medias në Shqipëri, Mijatovic përmendi rastin "Pango" dhe dënimin me gjobë 400.000 euro ndaj televizionit Top-Channel.

n.e/NOA

 

Komente
Shto komentin tend
+/-
Shkruaj nje koment
Emri:
Email: (jo i detyruar)
 
Titulli:
 
Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."