
Tiranë, 26 Gusht 2010 NOA - “Ekzistojnë hapësira shumë të mira në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin për të gjetur një zgjidhje të përbashkët të problemeve, në mënyrë që të sigurohet arritja e plotë e standardeve në zgjedhjet e ardhshme”.
Kështu u shpreh Kryeministri Sali Berisha sot në një takim që pati me ambasadorin Helmuth Lohan, me rastin e përfundimit të mandatit të tij si kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Berisha vlerësoi rezolutën e Bashkimit Evropian mbi situatën politike dhe zgjidhjen e saj duke shprehur gatishmërinë për zbatimin e kësaj rezolute në bashkëpunim të plotë me opozitën.

















