Rreth NOA

NOA, Agjencia Kombëtare e Lajmeve Shqiptare, transmeton online në Shqipëri dhe në pjesën tjetër të botës përmes faqes së saj zyrtare të internetit, noa.al si dhe në www.newsofalbania.net.

NOA ka si synim jo thjesht të qenit e pavarur në informacionin që jep, por më tej akoma, synon të sjellë përmes lirisë së fjalës, por pa abuzuar me të, frymën intelektuale dhe njëkohësisht të ofrojë informacion të shpejtë dhe të saktë për aktualitetin kryesisht në vend dhe më tej në rajon e më gjerë.

NOA është e vetmja në Shqipëri dhe viset shqiptare përtej kufirit, që transmeton 24 orë në 24, për 7 ditë të javës në çdo ditë të vitit. Ajo rifreskohet minutë pas minute me lajme dhe azhornon rregullisht të gjitha rubrikat.

Stafi i Agjencisë Kombëtare të Lajmeve NOA, përbëhet nga emra të njohur të medias, me përvojë disa vjeçare, por nuk mungojnë dhe të rinj e të reja që kanë pasion misionin e gazetarit.

Aktualisht NOA transmeton lajme jo vetëm në gjuhën tonë shqipe (pa pagesë), por dhe në anglisht, italisht dhe greqisht (me abonim).

NOA është një agjenci lajmesh e cila vetëfinancohet dhe punon mbi parime të tregut.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA

STAFI

Administratore:

Eglantina Lushaj

Redaktorë përgjegjës:

1. Eglantina Nasi

2. Mili Xhani

3. Klodiana Kotorri

Ekonomi:

Rajmonda Lajthia

Sociale

Blerina Ahmetaj

Kulturë:

Milena Selimi

Turizëm:

Arsen Koza

Shërbimi Fotografik:

LSA (Light Studio Agency)

Marketing:

Albert Petropullo

Armand Pine

Promocion:

Pamela Selita

Webmaster:

Klaidi Bodinaku

Suporti: Webphotopro

Bashkëpunëtorë dhe korrespondentë:

SHBA

Shkëlqim Kokici

Ari Bello

Kanada

Eleonora Nossi

FYROM (Maqedoni)

Zulejha Ramadani

Greqi

Nikos Samaras

Britani e Madhe

Emily Brasha

Itali

Jonida Moisiu

Francë

Gent Pjetërnika

Partneritet me mediat

Agjencia e Lajmeve INA, FYROM

Partneriteti i dobishëm:
Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, me politikat e saj botuese, synon mbi të gjitha të promovojë Shqipërinë, zhvillimin e saj dhe padyshim të respektojë një prej të drejtave themelore të qytetarëve që garanton Kushtetuta, atë për informim.

Me këtë vizion, agjencia shqiptare e lajmeve NOA synon që të përcjellë te qytetarët, sa më shumë informacion të dobishëm.

Duke pasur si përparësi, sidomos atë që mund të konsiderohet ende “ana e errët” e informimit dhe që është mosnjohja ende plotësisht nga ana e qytetarëve me resurset e vendit tonë.

Në dobi të këtyre synimeve, lipset partneritet. Dhe në sajë të mirëkuptimit mes institucioneve shtetërore dhe atyre private që kanë ndikimin në zhvillimin e resurseve të vendit, dhe agjencisë shqiptare të lajmeve NOA, ka nisur partneriteti dhe mbështetja nga institucionet e mëposhtme, emrat e të cilëve do të vijojnë të pasurohen deri në publikimin e listës përfundimtare....

Instituti i Statistikës

Avokati i Popullit

OSCE

UNDP

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut

Bashkia e Tiranës

Konsullata e Torinos

Parime

Agjencia shqiptare e lajmeve NOA, pranon dhe në mënyrë konseguente zbaton parimet dhe standardet profesionale të organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare të gazetarëve, si dhe Kodin Internacional të Etikës gazetareske.

publikimin e informacionit, qoftë në lajmet e aktualitetit dhe në rubrikat e tjera, NOA në mënyrë konstante, të përhershme, ka parasysh këta elementë:

Paanshmërinë në të gjitha informacionet e servirura.

mënyrë këmbëngulëse, transmetimin e lajmeve me të paktën dy burime, një i tretë i nevojshëm dhe të tjerë, të këshillueshëm.

NOA nuk i përmbahet thjeshtë dhe vetëm informacionit zyrtar për shtyp që ofrohet nga institucionet e ndryshme shtetërore. Stafi i saj ka për detyrë në të njëjtën kohë, të respektojë hapësirën për të dhënat zyrtare dhe të qëmtojë në terren apo përmes mënyrave komunikuese të ndryshme, informacione që lidhen me raportimin.

NOA në mënyrë rigoroze dhe konseguente respekton transmetimin e të vërtetës, por rezervon edhe të drejtën që kanë qytetarët për të përfituar informacionin e vërtetë si dhe citimin e saktë të tyre, pavarësisht statusit në të cilin ato janë, në momentin kur përfshihen në një lajm apo shkrim të rubrikave të NOA.

Rubrika Opinion, për shkak të fluksit të personave që kërkojnë të publikojnë opinionet e tyre mbi tema të ndryshme të aktualitetit, është ndër më të dendurat në ngarkesë në agjencinë e lajmeve NOA.

mënyrë kategorike, NOA nuk mbështet askënd që gjen hapësirën për publikim në rubrikën Opinion. Sqarojmë se të gjitha shkrimet e publikuara në faqet e rubrikës “Opinion”, nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht vijën editoriale të agjencisë së lajmeve NOA.

mënyrë kategorike, NOA ndalon në hapësirën e saj transmetuese online, diskriminimin dhe përhapjen e urrejtjes mes njerëzve mbi baza nacionale, racore, gjuhësore, fetare, ideologjike, politike dhe mbi çfarëdo baze tjetër.

NOA kontrollon autencitetin e lajmit duke mos lejuar shtrembërimin e së vërtetës, falsifikimin, fabrikimin, fyerjen, shpifjen, apo abuzimin për qëllime përfitimi kundrejt publikimit të një lajmi apo çdo lloj materiali tjetër.

NOA në mënyrë gjithsesi të rezervuar, lejon që në rubrikat e saj, të publikohen lajme të cilat në momentin kur sapo kanë ngjarë dhe transmetohen online, kanë mungesa të kritereve për publikim si adresa, shkaku, emrat e personave të përfshirë etj.

NOA lejon me rezerva dhe gabime të mundshme apo pasaktësi në lajmet e orës së fundit, që lidhen me moshën, identitetet apo vendndodhjen e ngjarjes së raportuar, por kjo riparohet në rifreskimin më të parë duke bërë Update (rifreskim) të lajmit, pas mbledhjes së informacioneve që fillimisht mund të ketë qenë e pamundur të ofroheshin apo siguroheshin.

Kontakt

Për çdo informacion mos hezitoni të kontaktoni me Agjencinë Kombëtare të Lajmeve NOA:

“Lajmi është online”

Mësoje i pari, lajmin e fundit

Adresa: Bulevardi “Zogu i Pare”

Kompleksi “Qendra Tregtare Tirana QTT”, pranë Union Bank,

(Ish-gazeta Shqip), Tirane, Albania

Tel +355 4 2400687
Fax +355 4 235298

Web: noa.al
www.newsofalbania.net
E-mail: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it ;
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it dhe This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it