SHENDETI

Mashkulli 15 vjet seks, femra 11

Mashkulli 15 vjet seks, femra 11

Çikago, 10 mars, NOA - Edhe pse më pak të qëndrueshme, mashkulli ka një jetë seksuale më të gjatë se gruaja, sepse në 55 vjet të jetës së tyre mesatarja e aktivitetit seksual të tyre është 15 vjet, ndërsa femrat rreth 11 vjet. Kjo është zbuluar në një studim të kryer në Universitetin e Çikagos dhe botuar në “British Medical Journal”, i cili prezantoi jetëgjatësinë seksuale aktive gjatë jetës. Sipas studimi, njeriu në përgjithësi ka një jetëgjatësi të gjatë seksit, ku vetëm 10 vitet e fundit të jetës i kalon pa të. Por te femrat kjo nuk ndodh, për shkak të menopauzës, prandaj meshkujt mund të thuhet se bëjnë më shumë seks gjatë jetës së tyre dhe kohën e kanë më shumë më dispozicion se to për këtë gjë.

lexo me tej...
 

Do që të dobësohesh? Puno në këmbë

Do që të dobësohesh? Puno në këmbë

Zelandë e Re, 9 mars, NOA - Mundësia për të punuar edhe në këmbë kur ke para një tavolinë nuk është plotësisht e pamundur. Dhe sipas një studimi të ri nga Zelanda e Re, sipas pozicioneve të ndryshme në këmbë gjatë punës ju mund të humbni 2 kilogram në peshë. Hulumtimi është kryer nga dr. Grant Schofield dhe kolegët e Universitetit të Teknologjisë në Ackland, i cili përdori tavolina speciale të rregullueshme në mënyrë që njerëzit të mund të punonin ulur, në këmbë ose shtrirë.

lexo me tej...

Gratë tërheqëse pse të rrezikshme

Gratë tërheqëse pse të rrezikshme

Melburn, 8 mars, NOA - Sipas një studimi australian të publikuar së fundmi, meshkujt kur përballen me një grua shumë të bukur me të vërtetë bëhen më të guximshëm dhe në mënyrë të pashmangshme rritin kështu rrezikun e incidenteve. Kjo pasi iu drejtohen  aventurave të jashtëzakonshme dhe të rrezikshme. Studimi u krye në një grup ekspertësh të raporteve në çift, dhe kanë gjetur sjellje më të guximshme nga të rinjtë nën sytë e vajzave të bukura.

lexo me tej...

Lajthitë nga Turqia, me probleme

Lajthitë nga Turqia, me probleme

Romë, 5 mars, NOA - Lajthitë e importuara nga Turqia mund të shkaktojnë probleme shëndetësore. Konfederata e fermerëve italianë ka kërkuar ndalimin e nivelit të lartë të alfatoksinës në frutat e thata, si dhe ndalimin në tregun italian të lajthive që vijnë nga Turqia e që përmbajnë nivele të larta të këtyre toksinave. Konfederata e Agrikulturws i ka bërë thirrje qeverisë për "një ndërhyrje urgjente për të kundërshtuar procesin e nisur tashmë nga Bashkimi Evropian për të modifikuar normativat aktuale komunitare, kryesisht nisur nga niveli i aflatoxinës në arrat dhe lajthitë. Aflatoxina toksike maksimale e lejuar në frutat e thata në Bashkimin Evropian, sipas Coldirettit, e vë në rrezik shëndetin e konsumatorit dhe dëmton fermerët për të siguruar cilësinë e prodhimit në Itali.

lexo me tej...

Gjenetikë, test i ADN për të përcaktuar një dietë të mirë

Gjenetikë, test i ADN për të përcaktuar një dietë të mirë

SH.B.A, 5 Mars NOA - Për të përcaktuar një dietë sa më të mirë dhe sa më efikase shërben të bëjmë testin e ADN. Ky test do të bëjë të mundur rënien nga pesha pa përdorimin e farmaceutikëve të shumtë të cilët përdoren pikërisht për këtë gjë.

lexo me tej...

Dhimbja e kokës, vuan 4% e botës

Dhimbja e kokës, vuan 4% e botës

Romë, 4 mars, NOA - Dhimbja kronike e kokës është një çrregullim për miliona njerëz dhe nëse keni më shumë se tre sulme të saj në një muaj dhe nuk e qetësojnë dot as ilaçet, ju duhet të kërkoni ndihmë nga mjeku. Sipas një studimi të fundit, 4% e popullsisë së botës vuan nga dhimbje koke çdo ditë. Vuajnë kryesisht gra, me një raport mesatar prej 4-1 në krahasim me burrat. Në disa raste, një grup dhimbje koke, dhimbja është aq e fortë sa krahasohet me atë të lindjes dhe dhimbjen e veshkave apo të barkut.

lexo me tej...

4 kafe në ditë, s’ke aritmi zemre

4 kafe në ditë, s’ke aritmi zemre

San Françisko, 3 mars, NOA – Pirja e rregullt dhe madje e shumtë e kafes, mund të mbrojë zemrën kundër dukurisë së aritmisë sepse ajo që ndjek këtë rregull, ka një rrezik më të ulët për të qenë i hospitalizuar nga trazirat e ritmit të zemrës. Rezultati ka dalë nga një studim epidemiologjik i kryer nga hulumtuesit amerikanë dhe pritet të prezantohet në konferencën vjetore të Asociacionit American Heart në San Françisko nga Arthur Klatsky.

lexo me tej...

Berisha: Prioritet, shëndetësia dixhitale

Berisha: Prioritet, shëndetësia dixhitale

Tiranë, 2 mars, NOA - Kryeministri Berisha drejtoi sot një mbledhje të grupit të punës mbi dixhitalizimin e sistemit shëndetësor. E përfshirë në kuadër të programit të qeverisë për “Shqipërinë Dixhitale”, gjatë saj u diskutua gjerësisht mbi informatizimin e të dhënave në shëndetësi dhe mbi nevojën dhe përparësinë e trajnimit dhe shkollimit përmes kurseve të posaçme të personelit mjekësor me praktikat e reja dixhitale.

lexo me tej...

Studimi: Çokollata largon ankthin

Studimi: Çokollata largon ankthin

Amsterdam, 1 mars, NOA - Një çokollatë pak e errët mund të ndryshojë fiziologjinë dhe metabolizmin, por sidomos tretjen tek zorrët. Por ajo ka aftësi shumë më të mira edhe në luftimin e ankthit dhe kurimin e depresionit. Një fakt të tillë e pohon një studim i fundit, i botuar në gazetën “Proteome Hulumtime”, i cili citon sesi 40 gram çokollatë e errët mund të ofrojë përfitime të mundshme shëndetësore në përgjithësi, sidomos në atë të zorrëve.

lexo me tej...

Cigaret po vrasin 5 milionë njerëz

Cigaret po vrasin 5 milionë njerëz

Angli, 28 Shkurt NOA - Një “helm” i vërtetë është ai i tymosjes së cigares pasi është bërë e ditur se ajo tashmë e ka çuar numrin e personave të cilët ndahen nga jeta si pasojë e saj një milion të tillë brenda një viti.

Një mesatare mjaft e frikshme kjo duke parë që në çdo 6 sekonda mund të vdesë një person në të gjithë botën dhe arsyeja e saj është pikërisht cigarja.

lexo me tej...

Përdorimi i celularit shfaq kancerin pas 10 vitesh

Përdorimi i celularit shfaq kancerin pas 10 vitesh

Breshia, Itali, 28 Shkurt NOA - Përdorim i celularëve rrezikon kancerin cerebral dhe mund ta paraqesë atë pas dhjetë vitesh. Ky ka qenë rezultati pas një studimi nga disa shkencëtarë në qytetin e Brescias.

Kjo gjë ka ardhur dhe si pasojë e një shembulli konkret në lidhje me përdorimin e celularit. Bëhet fjalë për një person i cili ishte drejtues në një ndërmarrje dhe gjatë kohës së punës ai kishte një përdorim të gjerë të celularit të tij.

lexo me tej...
Page 1 nga 23