Harvard,
24 shkurt, NOA - Muzika përmirëson fuqinë e trurit dhe efektet e saj arijnë
deri aty sa të ndikojë në kthimin e të folurit tek memecët. Një studim i ri sugjeron
se muzika mund të përdoret në mënyrë efektive për të trajtuar pacientët që kanë
deficite gjuhësore dhe shpesh kanë vështirësi të konsiderueshme në të folur. Në
këtë përfundim kanë arritur një ekip i studiuesve të Harvardit, të cilër kanë kryer një
studim për të kuptuar efektet e muzikës tek pacientët e goditur nga të tilla sëmundje.
Fakti befasues ishte se ata vërtet
kanë folur me vështirësi, por e kanë patur shumë më të lehtë për të kënduar.
Dr Gottfried Schlaug, i cili ka qenë
edhe koordinatori i studimit tha se këto ndërhyrje janë shumë të dobishme për
viktimat e memecërisë.
"Muzika
është një mënyrë e mirë për të siguruar se pjesët e trurit që nuk përgjigjen, të
reagojnë", thotë ai.
Duke
shtuar se " kemi zbuluar se disa pacientë janë në gjendje të flasin, por mund të
këndojnë. Inkurajimi i
njerëzve për të kënduar tregon se ata mund të marrin kthesën për të folur.
Sipas
rezultateve të këtij studimi, pacientët mund të jenë në gjendje për të
negociuar me miqtë dhe familjen duke u rrokullisur nëpër këngë dhe gjatë kohës
ata mund të rifitojnë rrjedhshmërinë e humbur të të folurit.
n.e/NOA
| Komente |
|

