Agjencia e Lajmeve NOA - Lajmet e fundit minute pas minute, nga Shqiperia, Kosova, Ballkani dhe bota

  • Identifikohu

Top dietë: Ja shtatë dietat më të përdorurat në verë

dieta noaRomë, 30 korrik 2010, NOA / Ira Kalaja – Nëse jeni duke vrapuar drejt plazhit dhe po kërkoni në faqet e revistave dietën e duhur për ju, ja shtatë dietat më të mira dhe më të përdorurat në stinën e verës:

1. Për një dietë të pasur me proteina dhe yndyrë të ulët është Dieta Atkins, e cila parashikon një reduktim të karbohidrateve në favor të proteinave, mundësisht me origjinë bimore. Në këtë lloj diete ushqimore trupi merr energjinë që ka nevojë duke pësuar një humbje graduale në peshë. Është mirë të dihet se në fillim duhet të hani pak, por kjo varet dhe nga trupi që të përshtatet me ndryshimet në dietë.

2. E veçantë dhe novatore është Dieta e kilometrazhit zero, e quajtur kështu për shkak se ajo bazohet në konsumin e ushqimeve të prodhuara në zonën ku jetoni (brenda 70 km), të freskëta dhe të blera direkt nga fermerët; produkte të mira dhe të shëndetshme të lidhura me zonën ku jetoni, dhe pse jo dhe ato të traditave popullore.

3. Dieta vegjetariane bazuar te frutat, perimet, bishtajat, vezët dhe produktet e qumështit, me mungesë të plotë të mishit dhe të peshkut. Kjo dietë duket se është një nga më të shëndetshmet, pasi lë larg kolesterolin, sëmundjen e hipertensionit, sëmundjet kardiovaskulare, diabetin, atë të gurëve të tëmthit dhe disa lloje sëmundjesh tumorale.
Nga ana tjetër, ushqimi vegjetarian është i pasur me fibra dietetike dhe antioksidantë. Sa për fibrat, shumë studime kanë treguar zvogëlimin e rrezikut për zhvillimin e disa llojeve të sëmundjeve tumorale, ndërsa antioksidantët me veprimet e tyre kundër radikalëve të lira, mund të parandalojnë shumë sëmundje si dhe plakjen.

4. Dhe për ekstremistët është Dieta Vegana, e cila përfshin një zgjedhje edhe më drastike sesa ushqimi vegjetarian, sepse janë hequr të gjitha ushqimet me origjinë shtazore, duke përfshirë dhe vezët, qumështin dhe produktet e tij. Kjo lloj dietë duke qenë mjaft e kufizuar duhet të jetë krejtësisht e ekuilibruar dhe në mbikëqyrjen e dietologut. Kjo është për shkak se një dietë e tillë ekspozon trupin ndaj disa mangësive të tilla si hekuri, zinku, vitamina A dhe D, të dobishme për mirëqenien e trupin tonë.

5. Dieta fleksibël, kjo dietë bazohet në ushqimin vegjetarian: në fruta, perime dhe bishtajave, por herë pas here lejohet ngrënia e mishit dhe peshkut.

6. Kush preferon filozofinë orientale të Ying dhe Yang - dy energjive të kundërta dhe plotësuese që qeverisin universin, mund të ndjekë Dietën Makrobiotike bazuar në dy grupe të kundërta, por plotësuese (grupi Yin dhe Yang). Sipas kësaj diete që nga proceset e sofistikimit dhe të përpunimit të ushqimit në mënyrë të pashmangshme ndryshon dhe bilanci i energjisë, ndaj dieta në fjalë përjashton çdo ushqim që i nënshtrohet përpunimit industrial dhe bazohet në konsumin e drithërave, bishtajave, frutave dhe perimeve si dhe të susamit, farave të kungullit e lulediellit. Edhe erëzat dhe salcat duhet të jenë natyrore, ndaj pranohet vetëm kripë deti integrale, salcë soje, vaj ulliri. Ajo gjithashtu eliminon sheqerin, ëmbëlsirat dhe mjaltin, si dhe shmang qumështin, patatet, domatet dhe patëllxhanin; preferon peshkun më shumë se mishin dhe zëvendësimin e kafes me çaj.

7. Dhe, e fundit Dieta e ushqimeve të papërpunuara për ato që janë të bindur se ushqimi i papërpunuar është më i shëndetshëm, sepse gatimi shkatërron substancat aktive të tij. Ata që ndjekin këtë dietë, në fakt, shfrytëzojnë me bollëk elementët antioksidantë që përmbajnë ushqimet. Vetëm ushqimet e pangrënshme mund të gatuhen dhe të hahen, por: në sasi të vogla. Është mirë të dihet se ata që zgjedhin këtë lloj diete, mund të konsumojnë sasi të vogla të peshkut dhe mishit, natyrisht të papërpunuara.

Çdo kush bazuar në stilin e jetës dhe shijet e tij në ushqim zgjedh dietën që do, po si gjithmonë, para fillimit të një diete për rënie nga pesha duhet të konsultohet me mjekun, për të kuptuar nëse zgjedhja është dieta e duhur.

 

Komente
Shto komentin tend
+/-
Shkruaj nje koment
Emri:
Email: (jo i detyruar)
 
Titulli:
 
Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh
Anonymous   |06/08/2010 11:06:34
bejeni pak me te qart munsisht ok ju pershendes tungii

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."