Agjencia e Lajmeve NOA - Lajmet e fundit minute pas minute, nga Shqiperia, Kosova, Ballkani dhe bota

  • Identifikohu

Reshjet, bllokohen katër rrugë kryesore

reshjet_furgoni_i_bllokuar_lsa.jpgTiranë, 24 shkurt, NOA - Ministria e Transporteve ka publikuar sot listën e rrugëve që janë bllokuar si pasojë e reshjeve të shiut dhe të borës në zona të ndryshme të vendit. Sipas ministrisë janë katër rrugë kryesore që janë bllokuar si pasojë e dëmtimeve dhe 18 rrugë të tjera që kanë probleme për qarkullimin e mjeteve.

Rrugët e bllokuara janë; Pukë -Fushë Arrës në 2 km në dalje të qytetit, e cila është shembur  në një gjatësi  rreth 40 m, gjë që ka sjellë dhe bllokimin e këtij aksi .

Aksi i dytë rruga, Qafë - Mali Fierëz, në fshtin Porovë dhe Fierëz, rrugë e cila është e bllokuar si pasojë e shembjet masive të  dherave.

Aksi i tretë që është bllokuar është Lozhan - Moglicë në Korçë, e cila është bllokuar si rezultat i shembjeve masive.

Aksi tjetër i bllokuar është ai Librazhd -Peshkopi nga Dregalica - Stebleve i është i pakalueshëm si pasojë e reshjeve të dëborës.

"Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale në Qarqe dhe Firmat Kontraktore  për Mirëmbajtjen Dimërore të rrugëve janë në gatishmëri të plotë me njerëz dhe mjete për zgjidhjen e situatës", thuhet në njoftimin e ministrisë së Transporteve në lidhje me situatën.

m.xh/NOA

Komente
Shto komentin tend
+/-
Shkruaj nje koment
Emri:
Email: (jo i detyruar)
 
Titulli:
 
Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."