Tiranë, 29 korrik, NOA – Ndërsa për të shkuar
diku përballesh me një trafik gjithmonë në rritje dhe për të parkuar diku në
qendër duhet t’i biesh kryq e tërthor bulevardit, një nga streset e përditshme për
shoferët në rrugët e kryeqytetit, Bashkia e Tiranës, prezanton projektin më të
ri të parkimit publik, atë me pagesë.
Ka qenë drejtori i Transportit Teknik në Bashkinë
e Tiranës, Enton Punavija, që prezantoi projektin e parkimit me pagesë, duke
theksuar se ky projekt i shërben mjaft mirë lehtësimit të trafikut.
Sipas Punavijas sistemi i ri i parkimit publik
me pagesë u jep preçedencë zonave për këmbësorë.
Projekti i ri i parkimit me pagesë do të
zbatohet fillimisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin “Italia”
përballë stadiumit “Qemal Stafa”, dy nga zonat më të ngjeshura të trafikut në
kryeqytet.
mit/NOA