Agjencia e Lajmeve NOA - Lajmet e fundit minute pas minute, nga Shqiperia, Kosova, Ballkani dhe bota

  • Identifikohu

Nesta kthehet sërish në skuadër

nesta.jpgMilano, 8 Shkurt NOA - Pas dy barazimeve radhazi për ekipin e Milanit më në fund vijnë dhe lajme të mira për teknikun brazilian, Leonardo. Këto lajme vijnë nga infermieria e ekipit kuq e zi pasi po pritet rikthimi i mbrojtësit, Alesandro Nesta. Në stërvitjen e ekipit lojtari mori pjesë rregullisht dhe mund të quhet i rikuperuar plotësisht, madje do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës së Milanit, e cila do të luhet ditën e premte në mbrëmje, ku djemtë e Leonardos do të përballen me ekipin e Udinezes, i cili po kalon një moment mjaft të mirë, me rezultatet pozitive që ka marrë në ndeshjet e fundit.

Ndërsa për sa i përket dy lojtarëve të tjerë të cilët po vuajnë një dëmtim, Pato dhe Zambrota, ata po vazhdojnë të kryejnë një stërvitije të diferencuar nga grupi, në palestër dhe rikthimi i tyre pritet të ketë një kohë më të gjatë.

r.b/NOA

 

 

 

Komente
Shto komentin tend
+/-
Shkruaj nje koment
Emri:
Email: (jo i detyruar)
 
Titulli:
 
Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 

Sondazh

Mazhoranca flet për ndryshime në Qeveri. Kush janë ministrat që duhet të ikin?

(417 vota)

Ju lutem prisni!