Agjencia e Lajmeve NOA - Lajmet e fundit minute pas minute, nga Shqiperia, Kosova, Ballkani dhe bota

  • Identifikohu

SPORT

Fillojnë problemet me kaviljen për Paton

Fillojnë problemet me kaviljen për Paton

Milan, 7 gusht, NOA - Do të jetë një Milan jo i plotë ai që do të përballet me Panathinaikos në ndeshjen miqësore të Detroit, e cila është në program ditën e shtunë në orën lokale 20:00, ndërsa në Shqipëri në orën 03:00.

Pato është ndaluar gjatë ndeshjes së seancës stërvitore të ekipit dhe kjo si rrjedhojë e një goditje që mori në kaviljen e tij, e cila kishte filluar dëmtimin e saj që në ndeshjen me Arsenalin.

lexo me tej...
 

Murinjo gëzon: Reali dhe Kaka, OK

Murinjo gëzon: Reali dhe Kaka, OK

Madrid, 6 Gusht NOA - Që Kaka nuk ka qenë ndonjëherë pjesë e planeve të Murinjos kjo nuk përbën diçka të re, por tashmë as fati që ndjek portugezin nuk është diçka e habitshme.

lexo me tej...

Francë, Anelka sulmon ashpër Domenech: Është një kamikaz

Francë, 6 Gusht NOA - Anelka kthehet sërish në skenë dhe këtë herë për të folur në lidhje me atë çka ndodhi gjatë zhvillimit të botërorit në Afrikën e Jugut, midis tij dhe teknikut të përfaqësueses franceze, Domenech.

lexo me tej...

Juventus, Giovinco kalon tek Parma, Poulsen pranë Liverpulit

Parma, 6 Gusht NOA - Nga autobusi i populluar i Juventusit po fillojnë të zbresin disa pasagjerë.

Janë dy, lojtarët të cilët po fillojnë largimet e shumta nga ky ekip, ku emrat e tyre janë respektivisht Sebastian Giovinco dhe Christian Poulsen.

lexo me tej...

Thiago Silva: Dua të qëndroj të paktën deri në vitin 2014

Thiago Silva: Dua të qëndroj të paktën deri në vitin 2014

Milano, 4 Gusht, NOA - Thiago Silva ka larguar të gjitha zërat e merkatos që flisnin për një largim të mundshëm të tij me destinacion Realin e Madridit.

“Ndihem tepër i kompletuar në skuadrën e Milanit. Kam bërë një punë mjaft të madhe këtu sezonin e kaluar dhe kam ndërmend të qëndroj dhe për shumë kohë”, - theksoi Silva.

lexo me tej...

Bilardo: Maradona mund të rikthehet në postin që mbante

Bilardo: Maradona mund të rikthehet në postin që mbante

Buenos Ajres, 3 Gusht, NOA – “Diego Maradona mund të rikthehet. Unë nuk i mbylla dyert. Ne nuk e dimë se çfarë janë dyert e hapura, por ka mundësi për një takim tjetër”.

Kështu është shprehur gjatë një interviste, manaxheri i skuadrave kombëtare, Karlos Bilardo, i cili u akuzua nga Maradona për tradhëti pak javë më parë, ndërsa iu komunikua lajmi i shkarkimit të tij nga drejtimi i Kombëtares së Argjentinës.

lexo me tej...

Anderson shpëton mes flakëve të makinës së tij

Anderson shpëton mes flakëve të makinës së tij

Momente frike për Anderson, lojtarin e Manchester United, i cili i mbijetoi mrekullisht një aksidenti të rëndë me makinë.

Gjithçka ka ndodhur në Braga rreth orës 7:00 të ditës së dielë, në momentin kur lojtari po kthehej prej një nate në diskotekë me autoveturën e tij të tipit Audi R8.

Fillimisht makina doli nga rruga kryesore dhe u përplas me një barrierë e më pas mori flakë. Lojtari u nxor plotësit pa ndjenja nga makina e tij, ku më pas u shtrua në spital.

lexo me tej...

Reali mendon për Tevez

Spanjë, 3 Gusht NOA - Pas një rikthimi të tejzgjatur si pasojë e një “depresioni”, të shkaktuar nga dalja e Argjentinës nga Botërori, Carlos Tevez tashmë duhet të bashkohet me skuadrën e tij, por diçka e tillë duhet thënë se nuk mund të zgjasë për shumë kohë.

Nga Anglia janë shtuar zërat për një transferim të tijin në spanjollët e Realit të Madridit. Flitet shumë për një ofertë e cila kap shifrën e 40 milionë eurove dhe këto të fituara si rrjedhojë e një shitjeje të brazilianit Kaka.

lexo me tej...

Piloti i Red Bull, Mark Ueber triumfon në garën e Hungarisë

Piloti i Red Bull, Mark Ueber triumfon në garën e Hungarisë

Budapest, 1 gusht NOA - Piloti i Red Bull, Mark Ueber është fituesi i garës së 12-të të Formula 1, që u zhvillua në Hungari.

Australiani e përfundoi garën në 1 orë  41minuta  5 sekonda e 571 të qindat e sekondave, duke lënë në vendin e dytë spanjollin, Fernando Alonso të Ferarrit.

lexo me tej...

Sot ndeshja Dinamo-Palermo

Sot ndeshja Dinamo-Palermo

Austri, 1 gusht, NOA – Skuadra shqiptare e Dinamo do të luajë sot një ndeshje miqësore me Palermon. Ndeshja është një prej evenimenteve të rralla të futbollit shqiptare, duke qenë se Palermo është një skuadër me peshë në kampionatin italian.

lexo me tej...

Mançini nuk paraqitet në pankinën e Manchester City

Mançini nuk paraqitet në pankinën e Manchester City

Romë, 31 korrik, NOA - Roberto Mançini nuk do të jetë në pankinën e Manchester City për ndeshjen miqësore me Interin. Ndeshja do të luhet sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në stadiumin “Baltimora”.

Trajneri është larguar nga kampi ku ishte mbledhur skuadra në Maryland dhe është “Nuk di asgjë, por Mario duhet të vijë të skuadra, do jemi të lumtur dhe do e presim me shumë gëzim”, ka thënë zëvendësi i Mançinit, Attilio Lombardo.

lexo me tej...
Page 9 nga 145

Sondazh

Si e konsideroni thirrjen e një kishe në SHBA për të djegur një libër Kur’ani?

(314 vota)

Ju lutem prisni!