Transmetuar më 07-07-2012, 11:06

Shkup, 7 korrik 2012, NOA – Grupi i mirënjohur botëror i muzikës “Duran Duran” sot do të mbajë koncert në Kalanë e Shkupit.

Pritet që koncerti të ndiqet nga rreth 10 mijë spektatorë, ndërsa janë prenotuar bileta edhe nga Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Bullgaria.

Duran Duran është një nga grupet më të njohura botërore të muzikës rok në vitet e 80-tw, ndërsa është pjesë e plejadës së grupeve të mirënjohura si pjesë e grupeve të “invazionit britanik në SHBA”. Ky grup ka shitur 70 milion albume, 18 këngë kanë qenë pjesë të top-listave amerikane dhe britanike të muzikës. Tashmë tre dekada, ky grup nuk ka shënuar rënie në karrierë dhe se akoma vazhdon të kërkohet. Grupi është i nderuar me pllakë në bulevardin e të famshmëve në Holivud.

a.k/noa.al