Transmetuar më 08-01-2015, 21:38

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj nënshkroi një kontratë dy vjet e gjysmë me nënkampionët e Kroacisë, duke i dhënë fund përvojës së tij në Ceki, ku muajt e fundit u aktivizua në radhët e Slavia Prague.

Nënshkrimi i sulmuesit të përfaqësueses u bë në selinë e klubit kroat, në prani dhe të menaxherit të lojtarit Shkumbin Cormemeti.

Balaj konsiderohet një blerje e rëndësishme për klubin e Rijekës, që shikon te ai zëvendësuesin ideal të Andrej Kramaric, që kaloi në radhët e anglezëve të Leicester, për shumën e 10 milion paund.

Vetë Balaj një ditë më parë, në linjë telefonike u shpreh mjaft i kënaqur për këtë transfertë, duke e cilësuar Rijekën si një etapë të rëndësishme në karrierën e tij.

Me Slavian e Pragës, Balaj luajti në total 13 ndeshje duke realizuar dhe 3 gola. Në kampionatin kroat, por në radhët e Split, luan dhe sulmuesi tjetër i përfaqësueses, Sokol Cikalleshi, për të cilin kohët e fundit është folur shumë për një transferim të mundshëm në Serie A, citon Supersport.