Transmetuar më 10-01-2016, 12:18

Princesha Kristina, motra e mbretit Filipi i gjashtë të Spanjës, së bashku me bashkëshortin dhe 16 persona të tjerë do të gjykohen ditën e hënë.

Gjyqi ndaj çiftit mbretëror do të mbahet në gjykatën Palma të ishullit Majorka. Procesi gjyqësor që mund të dëmtojë rëndë familjen mbretërore pritet të vazhdojë deri në korrik të vitit 2016.

Që nga koha e vdekjes së gjeneral Francisko Franko ish diktatorit të Spanjës në vitin 1975, Kristina është anëtarja e parë e familjes mbretërore në Spanjë që përballet me akuza të tilla.

Procesi gjyqësor do të përqendrohet në aktivitetet e dyshimta të institutit bamirës Nues në Palma i cili drejtohet nga bashkëshorti i Kristinës domethënë Inaki Urdangarin përgjatë vitit 2004-2006. Partneri i tij tregtar Diego Torres akuzohen për evazion fiskal prej 2.6 milionë euro.