Transmetuar më 26-01-2016, 16:46

Burri ka shkuar për punë në mërgim, kurse gruaja e tij e ka tradhtuar me vjehrrin, madje ka lindur edhe fëmijë. Kjo ka ndodhur në një fshat afër qytetit Negotinë në Maqedoninë Lindore, ku babai dhe djali i tij jetonin pranë njeri tjetrit me shtëpi.

Vjehrri ka pasur edhe një fëmijë tjetër nga martesa e parë, bëjnë të ditur Lajmpress, e cila citon mediat maqedonase. Djali i tij ishte martuar para disa viteve, me dasmë të madhe, dhe kishte sjellë nusen në shtëpinë e sapondërtuar.

Pas disa muajve nusja ka lindur një djalë. Bashkëshorti është kthyer nga mërgimi, me planin që nusen bashkë me fëmijë t’i marrë me vete. Por, ndërsa ai punonte jashtë vendit, nusja e ka tradhtuar me të atin, vjehrrin e saj, me të cilin ka filluar edhe të bashkëjetojë.

Ajo i ka kërkuar divorcin burrit, pasi nuk e do më, duke i treguar se është e dashuruar me babain e tij. Pas divorcit, djali është kthyer në mërgim, kurse djalin e vogël e ka lënë te gjyshja. Nusja dhe vjehrri kanë blerë një tjetër shtëpi, afër shtëpisë ku jeton fëmija, shkruajnë mediat maqedonase, pa dhënë detaje për identitetin e personave./noa.al/