Transmetuar më 10-03-2016, 20:08

Emri i tij është Jeremy Meeks dhe është i burgosuri më i famshëm, ndërsa është pagëzuar me epitetin “krimineli më seksi në botë”.

Ai i u bë i njohur në vitin 2014 kur u arrestua për armëmbajtje pa leje dhe emri e foto e tij, u shfaqën në listën e të dënuarve në Amerikë.

Vetëm në pak orë ai u kthye në yllin e internetit për shkak të pamjes së tij seksi. Tashmë 30-vjeçari, i cili ka dalë nga burgu në fillim të muajit shkurt, ka firmosur për një agjenci profesioniste modelësh “White Cross Management”.

“Kjo është një mundësi e artë për mua që të siguroj të ardhura për familje time”, ka thënë  Meeks për televizionin ABC News, në momentin kur ka lënë burgun e Nevadës. /f.g/noa.al/