Transmetuar më 14-05-2016, 17:44
“Bureko 6x6 Pickup” është prodhim i kompanisë çeke “Burekone S.R.O”,ndërsa është i bazuar në modelin “Land Rover Discovery”.

Dizajni i këtij Pickupi është i bazuar në Hummerin amerikan. Ky model ka motorin dizel V6 me kapacitet prej 256 kuaj fuqi, në kombinim me marshin automatik me tetë shpejtësi.

Ndërkaq shpejtësinë maksimale ky model i gjatë rreth 5 metra e arrin deri në 155 kilometra në orë. Kjo makinë, që shumë nuk ngurrojnë ta quajnë “bisha”, kushton rreth 141 mijë euro./f.g/noa.al/