Transmetuar më 08-07-2016, 17:17

Një ëndërr e bërë realitet!

Kështu do të përkufizohej "Green Coast Luxury Resort" nga miqtë e parë të tij.

Një resort luksoz, me një vendndodhje strategjike i cili harmonizon në mënyrë perfekte turizmin dhe banimin është pikërisht ajo që na duhet për t’ju larguar jetës monotone dhe stresuese të qytetit.

"Green Coast Luxury Resort" gjendet në brigjet e mrekullueshme të detit Jon, në Palasë. Kompleksi në tërësi përfshin vila dhe apartamente të llojeve dhe madhësive të ndryshme ku secili mund të zgjedhë atë që i përshtatet më shumë, si dhe një hotel me 5 yje.

Çdo vilë dhe apartament ruan pamjen e mrekullueshme të detit, ofron privatësi maksimale, ku mund të shijohet kopshti i bukur me gjelbërim dhe veranda për kafen e mëngjesit.

Lajmi i mirë për të apasionuarit pas historisë dhe kulturës është që resorti ndodhet në një nga zonat më interesante përsa i përket perspektivës historike dhe kulturore. Do të keni mundësine të vizitoni monumentet më të bukura të zonës si dhe parqet natyrorë të mbrojtura nga UNESCO.

Sportdashësit nuk mbeten pas, pasi vetë pozicionimi i resortit ofron një larmishmëri aktivitetesh në natyrë si lundrim, kanoe, parashutizëm, ngjitje në mal, zhytje etj. të cilat janë vetëm disa nga eksperiencat që do tju dhurojnë emocione të forta.

Si një nga Resortet më të mira në Ballkan “Green Coast Luxury Resort” përkujdeset për çdo detaj duke ofruar shërbime të një standardi me 5 yje, si për banorët e resortit ashtu dhe për vizitorët e tij. Ofrohet shërbim dhe siguri 24 orë, mirëmbajtje në çdo ditë të vitit, shërbim Butler, farmaci dhe qendër shëndetësore etj. duke u bërë destiancioni juaj i preferuar.

Green Coast Resort, si pjesë e Grupit Balfin, ka marrë edhe statusin e “Investitorit Strategjik”. Me një investim që kap vlerën e 50 milionë eurove, ky është investimi më i madh dhe i vetmi i llojit të tij në Shqipëri i cili synon të bëhet resorti më i mirë në Ballkan dhe jo vetëm.

Eksperienca e çdo momenti është pjesa më e bukur e këtij Resorti. Këtu ju mund të gjeni çdo gjë që keni dëshiruar…

VIDEO: 

Mos humbisni edhe: Destinacioni i ri i Saimir Kodrës dhe Gentjan Zenelaj 

FOTOGALERI: