Transmetuar më 16-09-2016, 23:08

Skuadra e Milanit ka arritur të marrë një fitore me vuajtje në takimin e katërt në “Serinë A”, pasi mposhti Sampdorian në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 1:0.

Golin i vetëm i këtij takimi u shënua nga sulmuesi Carlos Bacca, në minutën e 85’të, i cili në këtë ndeshje u fut si zëvendësues.

Pikë mjaft e rëndësishme kjo për kuqezinjtë të cilët në katër ndeshjet e para regjistrojnë dy fitore dhe dy humbje.

Pas kësaj fitoreje, Milan ka gjashtë pikë në renditjen e përgjithshme në kampionat.