Transmetuar më 27-11-2016, 20:17

Dy ditë pasi e premtja e kaluar që në shumë vende të botës njihet si Black Friday solli zbritje reale dhe në Shqipëri, vjen sonte, pas pak orësh dhe oferta e dytë fantastike.

Ventouris Ferries ka vendosur që duke nisur nga mesnata e së hënës 28 nëntor 2016 e për 24 orë rresht të ofrojë plot 50 për qind zbritje për biletat që priten për të udhëtuar nga Durrësi drejt Barit dhe nga anasjelltas.

NOA.al kontaktoi me kompaninë dhe mori detajet e mëtejshme të kësaj oferte për të gjithë të interesuarit.

Duke nisur nga ora 00:01 e ditës së hënë 28 Nëntor 2016 e deri në orën 23:59, me rastin e Cyber Monday, Ventouris Ferries ofron 50% zbritje për të udhëtuar nga Bari në Durrës dhe nga Durrësi në bari në të gjitha sistemimet dhe makina/moto.

Ju mund t’i drejtoheni agjencisë tuaj të udhëtimit për të blerë biletat ose edhe direkt online në faqen zyrtare www.ventourisferries.com.

Oferta që zgjat 24 orë ju garanton udhëtim me shtrat në dhomë, nga 28,00 €, Ponte dhe Poltronë duke filluar nga 25,50 € dhe makinë duke filluar nga 27,00 €.

Biletat e blera me këtë ofertë nuk mund të anulohen dhe/ose të ndryshohen, oferta nuk është retroaktive. /noa.al/