Transmetuar më 28-11-2016, 19:47

Në këtë artikull do gjeni planetin që dominon në shenjën tuaj të horoskopit.

Më poshtë shpjegohen karakteristikat e secilit planet dhe si ndikon ai në personalitetin tuaj.

 

1. Peshqit dhe Luani

Dielli

Personat që i përkasin peshqëve dhe luanit kanë diellin si planetin e tyre. Intv.al shton se ata janë të njohur si  të ndjeshëm, kreativë dhe plot dëshirë për ta shijuar jetën.

 

2. Virgjëresha dhe Gaforrja

Hëna 

Virgjëreshat  njihen si persona që kritikojnë shumë, perfeksionist dhe nuk pranojnë fajin e tyre.Këta persona ndikohen nga hëna dhe punojnë fort për të arritur synimet e tyre. Ndërsa, gaforret njihen si shenja më romantike e horoskopit. Hëna ndikon për çdo gjë në jetën e tyre.

 

3. Dashi

Mërkuri

Ky planet ju ndihmon të krijoni një pavarësi në jetë. Personat që i përkasin shenjës së dashit, janë edhe egoistë. Dëshira e tyre për të krijuar hierarki dominon.

 

3. Peshorja dhe Demi

Venusi

Venusi si planet tregon bukurinë dhe inspiron artistët. Ky planet i bën këto shenja te dashurojnë me pastërti dhe të mos tradhëtojnë, shkruan        Intv.al. Peshorja dhe demi e kanë të përbashkët, kur bëhet fjalë për  bukurinë dhe dashurinë e vërtet. Ata nuk mund të rrinë dot pa këto të dyja.

 

4. Akrepi

Marsi

Ky planet i ndihmon këta persona të ecin përpara dhe të kenë shumë sukses në jetë. Marsi është fatsjellës për ta.

 

5. Bricjapi dhe Shigjetari

Jupiteri

Jupiteri i sjell personave të bricjapit dhe shigjetarit vetkontrollin dhe shpirtin luftarak. Thuhet se në Romën e lashtë ishte zoti i të gjithë zotave. Dëshira për të jetuar jetën në mënyrën më të mirë shtohet edhe më shumë nga ndikimi i këtij planeti.

 

6. Ujori dhe Binjakët

Saturni

Ky planet ndikon te ujorët dhe binjakët te dëshira që kanë për të qëndruar vetëm dhe të shkojnë në ekstrem nëse diçka nuk i pëlqen. Ata nuk krijojnë dot kompromise për gjërat.