Transmetuar më 03-12-2016, 22:29

Deri më tani keni parë në shumicën e rasteve anën pozitive të çdo shenje horoskopi.

Më poshtë saktësohet frika juaj më e madhe bazuar te shenja juaj e horoskopit.

1. Dashi ( 21 mars-19 prill)

Frika për të humbur njerëzit e dashur

E vetmja gjë që kanë frikë personat e shenjës së dashit, është frika për të humbur një mik. Ata njihen si luftëtarë dhe nuk e durojnë dot faktin se kanë humbur në një betejë që ka rëndësi për ta.

2. Demi (20 prill – 20 maj)

Frika nga paqëndrueshmëria financiare

Demat  duan të jenë rehat me jetën e tyre. Ata duan të shijojnë jetën e tyre në mënyrën më të mirë. Paqëndrueshmëria ekonomike për ta është frika më e madhe.

3. Binjakët (21 maj– 20 qershor) 

Frika për të marrë vendime

Binjakët simbolizojnë dy pjesë të ndryshme të karakterit të njeriut dhe nuk vendosin dot me siguri. Frika më  e madhe e tyre është marrja e një vendimi të rëndësishëm. 

4. Gaforrja ( 21 qershor- 22 korrik)

Frika për t’u larguar nga shtëpia

Personat që i përkasin shenjës së gaforres dëshirojnë  të qendrojnë në zona të sigurta. Sipas Intv.al, ata duan vende ku askush nuk mund t’i lëndojë, pasi njihen si shenja më ndjeshme e zodiakut.

5. Luani (23 korrik – 22 gusht)

Frika nga injorimi

Personat që i përkasin shenjës së luanit njihen për vetbesimin. Frika më e madhe për ta është injorimi, pra nëse dikush i injoron.

6. Virgjëresha (23 gusht-22 shtator)

Frika për mangësi ndaj gjërave

Virgjëreshat njihen për dëshirën që kanë për t’i pasur gjërat perfekte. Në rastet, kur kjo gjë nuk ndodh, ata frikësohen shumë.

7. Peshorja ( 23 shtator-22 tetor)

Frikë për të qëndruar vetëm

Nga çfarë frikësoheni sipas shenjës së horoskopit

Personat e shenjës së peshores, sipas intv.al njihen për dëshirën që kanë për të pasur pranë njerëz dhe vetmia i frikëson shumë, shkruan Intv.al. Ata nuk mund të qëndrojnë dot vetëm.

8. Akrepi ( 23 tetor- 21 nëntor)

Frikë nga braktisja

Ata janë të frikësuar nëse të tjerët mund t’i braktisin, ose nëse humbin individualitetin në një marrëdhënie. Ata mendojnë për të ardhmen dhe i bëjnë shpesh  pyetje vetes si do shkojë jeta e tyre.

9. Shigjetari (22 nëntor-21 dhjetor)

Frikë nga humbja e lirisë 

Personat e kësaj shenje njihen për dëshirën që kanë për të udhëtuar dhe bërë aventura. Ata kanë frikë nga zënia e hapësirës së tyre, pasi liria ka shumë rëndësi për ta.

10. Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar)

Frikë nga dështimet

Personat e shenjës së bricjapit kanë shumë frikë nga dështimet. Ata njihen për korrektësinë dhe ambicien e tyre dhe dështimi i tmerron shumë.

11. Ujori (20 Janar  – 18 shkurt)

Frikë nga kompromiset

Ata nuk pëlqejnë kompromiset në fusha të ndryshme në jetë. Ata urrejnë idenë e “punës në grup”, sepse ujori ka mendjen e vet. T’i lësh ata vetëm që të vendosin për gjërat, është gjëja më e mirë.

12. Peshqit ( 19 shkurt- 20 mars)

Frikë nga përgjegjësitë

Peshqit njihen për botën e tyre plot fantazi, që nuk duan të rriten. Frika më e madhe e tyre është: përgjegjshmëria.