Transmetuar më 12-12-2016, 16:54
Publicitet

Edhe pse ”Year in review” është opsion zyrtar në Facebook, aplikacionet e tilla mashtruese nuk janë!

Çdo vit, në javën e fundit në dhjetor, Facebook u mundëson përdoruesve të vet që me opsionin e ”Year in review” (viti në shqyrtim) të krijojnë video me një përmbledhje të dhjetë fotove më të popullarizuara personale në fund të vitit, por pas kësaj mundësie qëndron një rrezik serioz.

Disa përdorues kanë marrë një ofertë për pëlqimin dhe shpërndarjen e faqes që do t’i lejonte ata që të aktivizojnë ”Year in review”. Se si kjo mund të duket shikoni në foton më poshtë dhe nëse e hasni një opsion të tillë bëni mirë të mos e klikoni.