Transmetuar më 25-12-2016, 08:28

Këngëtarja Lindita Halimi do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin europian të muzikës, Eurovision, pasi fitoi festivalin e fundvitit në RTSH.

Me këngën me titull “Botë”, një baladë e ndjerë, ajo rrëmbeu trofeun bashkë me emocionet e fitores.

Në profilin e saj në Facebook, ajo shpreh falënderimet për mbështetjen dhe shkruan, “Besoni në ëndrrat tuaja, ato duan kohë që të ndodhin, ndonjëherë dhe dekada, por ato bëhen realitet, ato vërtetë bëhen realitet… me fuqi dhe duke punuar fortë. Nëse keni një ëndërr, këmbëngulni për të, ju jeni fare pranë”.

Më herët ajo bëri një status edhe më të gjatë, të cilin e gjeni më poshtë:

“Faleminderit shumë, shumë, shumë për mbështetjen. Kemi punu shumë për performancën dhe ndjehem e bekuar që ja dolëm! Endërr e kamotshme që m’u kthye në realitet… dhe kjo falë të gjithë juve që më keni mbështetur dhe Zotit për çdo bekim!

Falenderoj pa fund Klodian Qafoku për këtë këngë të mrekullueshme, këngë që unë e dashurova në momentin e parë që e dëgjova.

Big Basta- për tekstin, të cilin e kemi punu me shumë kujdes!

I dashuri im Davon Edwards që ishte aty për mua në çdo hap dhe që më dashuron dhe më mbështet ashtu si çdo femër dëshiron. Ti je bota ime.

Familjen time mbi të gjitha për mbështetjen dhe shtytjen që nga hapat e parë në muzikë dhe dashurinë e pakusht! Sherif Halimi, Fatime Halimi, Albi Halimi, Rinor Adelina Halimi, Adelina Venera.

Jurine që vlerësuan këngën dhe performancën, organizatorët e festivalit, orkestrën gjigante profesionale, dhe në fund (ëmbëlsirën) publikun dhe mbështetësit e mi që më kanë motivu dhe mbështet që nga momenti që anonçova pjesëmarrjen time në këtë festival. I love my Eagles worldwide #Botë Lindita.

Ju jam mirënjohëse përgjithmonë…

Çfarë nderi të përfaqësoj popullin tim shqiptar në një skenë kaq gjigante si Eurovision Song Contest!!!

Ëndërr e kthyer në realitet…

Faleminderit shumë, shumë shumë”./a.y/noa.al