Transmetuar më 25-12-2016, 14:29
Publicitet

Fier, 25 dhjetor 2016, NOA.al- Kryedemokrati Lulzim Basha uroi nga katedralja e Shën Gjergjit në Fier, gjithë shqiptarët me rastin e ditës së Krishtlindjes.

“Të gjithë besimtarëve të krishterë u uroj nga zemra: Gëzuar ditën e lindjes së Krishtit, lindjes së shpresës, besimit dhe shpëtimit. Këtu nga Katedralja e Shën Gjergjit në Fier, dua të përsëris urimin tim: Krishtlindje të gëzuara për të gjithë besimtarët e krishterë, për të gjithë shërbëtorët e Zotit në të gjitha kishat, katedralet, manastiret anembanë Shqipërisë, dhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Paqja e Zotit qoftë mbi shqiptarët”, u shpreh Basha ditën e sotme.

Ai tha më tej se uron në veçanti që kjo ditë të sjellë më shumë shpresë dhe besim tek një e nesërme më e mirë për të vobektët, për të pamundurit, për njerëzit në nevojë, për të sëmurët, për të moshuarit.

“Zoti e bekoftë Shqipërinë. Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë. Gëzuar!​”, tha në mbyllje kreu i opozitës./a.y/noa.al