Transmetuar më 01-01-2017, 01:20

Të paktën 35 persona kanë vdekur dhe mbi 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi terrorist nga njerëz të armatosur në Stamboll.

Ngjarja ndodhi gjatë ndërrimit të viteve në klubin e natës Reina bar, ndër më të njohurit e qytetit metropolitan të Turqisë, raporton noa.al duke cituar mediat vendase.

Dy persona të veshur me uniformën e babagjyshit hynë në mjediset e brendshme të Reina bar tek Orkay distrikt, ku po festonin shumë turq dhe turistë nga vende të ndryshme të botës.

Në një moment, dy terroristët nxorën armë dhe hapën zjarr me breshëri ndaj njerëzve.

Shumë plumba u derdhën mbi personat kryesisht familjarë që ishin duke kremtuar natën e ndërrimit të viteve në Reina Club.

Pamjet video më poshtë tregojnë momentet e aktit terrorist.  CCTV believed to be from inside the club shows a gunman who appears to be wearing a Santa outfitCCTV believed to be from inside the club shows a gunman who appears to be wearing a Santa outfitEmergency crews were called to the scene of the New Year's Eve shootingIt is believed that 17,000 police officers are on duty in the city tonghtThe Reina nightclub, in Istanbul, where the attack took placeArmed police on the streets of Istanbul for the New Year's celebrationsAmbulances outside the scene of the shooting, in which many people are believed to have been injured