Transmetuar më 09-01-2017, 01:24
Publicitet

Ashtu si në Shqipëri edhe në Kosovë është vendosur që të shtyhet të paktën deri më 16 janar 2017 rihapja e institucioneve arsimore.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) e Kosovës, njoftoi të dielën se ka marrë vendim për shtyrjen e fillimit të shkollës deri me datë 16 janar 2017.

Në njoftimin e MASHT-it thuhet se ky vendim është marrë për shkak të motit të keq dhe temperaturave të ulëta që po mbretërojnë këto ditë dhe me qëllim të evitimit të rreziqeve eventuale si dhe epidemisë së gripit AH3V, për të cilin MASHT është njoftuar edhe zyrtarisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ministria, thotë se në ditët në vijim do t’i njoftojë Drejtoritë Komunale për Arsim, me vendimin për mënyrën e kompensimit të orëve të humbura të mësimit. 

Loading...