Transmetuar më 11-01-2017, 19:53
Publicitet

Dëbora e madhe ka bërë që edhe kafshët e egra të zbresin pranë zonave të banuara për të kërkuar ushqim.

Në një rrugë të fshatit Qelëz, në Pukë, kalimtarë të rastit me makinë kanë fotografuar një ari që po kalonte në rrugë.

Gjithsesi ariu nuk ka krijuar shqetësim për kalimtarët pasi është fotografuar duke u larguar nga rruga.

Dëbora në Pukë ka qenë mjaft e dendur në këtë sezon dimri, ndërsa shumë fshatra vuajnë bllokimin e rrugëve dhe mungesën e energjisë elektrike./noa.al/

Loading...