Transmetuar më 12-01-2017, 13:07

Tiranë, 12 Janar 2016 NOA.al – Dyqan Taxi, dyqani më i madh i shitjeve online në Shqipëri, sjell në këtë fillimviti, uljet më të mëdha që janë aplikuar ndonjëherë në vend.

Mbi 700 produkte nga më të ndryshmet nga sot dhe për dhjetë ditë rresht, i gjeni me ulje deri në 90 për qind.

NOA mësoi nga stafi menaxherial i Dyqan Taxi se produktet që janë në superofertë gjenden në një sërë kategorish që përfshijnë interesat e të gjithëve ne.

“Sot ne nisim uljet që nuk kanë ndodhur kurrë më parë në vend, mbi 700 produkte deri në 90% ulje. Produktet në ofertë janë të kategorive të  ndryshme, duke filluar nga produkte të elektronikës, telefona, pajisje për shtëpinë, veshje dhe aksesorë të modës, pajisje të kujdesit personal, aksesorë të ndryshëm për automjetet, dhe shumë të tjera. Këto oferta janë të papërsëritura dhe në sasi të limituar” – na tregon manaxherja e marketingut, Marcela Allamani.

Për t’i parë dhe zgjedhur këto produkte ju mund të klikoni këtu.

Ndërsa për t’i porositur, nuk ka qenë kurrë më e thjeshtë se tani: Me një klikim në Dyqan Taxi dhe porosia vjen në adresën tuaj. Nuk ka nevojë të keni kartë krediti pasi paguani kur të merrni pakon në dorëzim.

Dhe për më tepër, mund ta ktheni mallin e blerë nëse ai nuk ju pëlqen brenda 48 orëve.

Ndaj, blini thjeshtë dhe pa harxhuar kohën tuaj, me një klikim në Dyqan Taxi ose me një telefonatë në numrin +35544507878.

Kjo është koha më e mirë për të bërë shopping, duke përfituar vërtet shumë: Ulje deri në 90 për qind, shumëllojshmëri produktesh që përdorim dhe na nevojiten çdo ditë, blerje të thjeshtë me një klikim ose telefonatë, pagesë vetëm në dorëzim dhe për më tepër, kthim mbrapsht të produktit nëse nuk ju pëlqen. /a.b/noa.al/

Të gjitha produktet me zbritje deri në 90 për qind i gjeni këtu