Transmetuar më 22-01-2017, 20:21
Publicitet

Përvjetori i nëntë i shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës do të sjellë në kryeqytetin Prishtinë, emra të njohur të DJ në të gjithë botën.

Një ndër ngjarjet kryesore për festën e Pavarësisë është performanca e Ricardo Villalobos dhe Sonja Moonear në Prishtinë, më 16 shkurt.

Eventi për performancat e DJ’ve të famshëm tashmë është konfirmuar se do të mbahet më 16 shkurt në një club në Zonën Industriale (Zonën e Madhe) të Prishtinës, duke ngjallur interesin e të rinjve nga të gjitha vendet e rajonit.

Vitin e kaluar performancën e Villalobos në Prishtinë, e kishin ndjekur më shumë se 2,000 të rinj.

Ardhjen e Ricardos për performancë muzikore në Prishtinë, mediat amerikane e patën cilësuar si një mundësi të afrimit më të madh të rinisë së Prishtinës me gjitha vendet tjera të rajonit, duke përfshirë edhe atë të Serbisë, pasi interesimi i të rinjve serbë për këtë ndejë ka qenë i lartë, pavarësisht faktit se eventi bëhej për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ricardo Villalobos është DJ i famshëm i muzikës elektronike. Ai është i njohur për punën e tij me minimal ‘techno’ dhe për krijimet e tij në zhanret microhouse.

Edhe DJ Sonja Moonear është e njohur në industrinë e madhe të muzikës elektronike. /noa.al/ 

Loading...