Transmetuar më 03-02-2017, 00:05
Publicitet

Pas kërkesave të mëdha për ndërtimin vendstrehimeve të sigurta në rast të fatkeqësive apo ndonjë sulmi bërthamor, publiku tani mund të shohë se si duket bunkeri super luksoz që po ndërtohet në Kansas të Shteteve të Bashkuara të A,erikës.

Larry Hall konsiderohet si ideatori i zhvillimit të këtij programi, që ai i referohet si “Vilat për mbijetesë”.

Që të gjitha apartamentet luksoze brenda këtij bunkeri tashmë janë shitur, edhe pse bunkeri është ende në ndërtim e sipër.

Projekti “Survival Condo” është një kompleks luksoz i ndërtuar 15 kate nën tokë nën ish-bazën ushtarake në Concordia të Kansasit, që dikur shfrytëzohej për lëshimin e raketave.

Një apartament që shtrihet në 1.800 metra katrorë do të kushtojë 3 milionë dollarë, ndërsa ai me 900 metra katrorë për 1.5 milion dollarë. Ata me hapësirë më të madhe dhe orendi më të shtrenjta, do të shiten nga 4.5 milionë dollarë.

Ky bunker është i ndërtuar që t’i mbijetojë çfarëdolloj katastrofe apokaliptike.

Shihni fotot: