Transmetuar më 28-02-2017, 11:52
Publicitet

Një organizatë e ashtuquajtur “Të pa-çrrënjosurit” marshoi në rrugët e kryeqytetit maqedonas, kundër qeverisë eventuale mes LSDM-së dhe BDI-së, raportojnë mediet fqinje. Protestuesit kanë kërkuar përgjegjësi nga partitë maqedonase lidhur me platformën shqiptare,  të cilën siç thanë e imponoi Tirana. Ata gjithashtu promovuan edhe një platformë maqedonase.  Marshi filloi para godinës së qeverisë, vazhdoi drejt zyrës të presidentit Gjorge Ivanov dhe përfundoi para Kuvendit.

Protesta vjen pas marrëveshjes së arritur mes partive shqiptare dhe LSDM-së,  që është dakordësuar për të ndryshuar kushtetutën maqedonase me përfshirjen e shqipes si një gjuhë zyrtare.

Një nga drejtuesit e “Nisma Qytetare për Maqedoninë” e lexoi Manifestin në të cilën kërkohet nga partitë politike “ta respektojnë Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe të obligohen se nuk do të punojnë në ndryshimin e emrit dhe thelbit të shtetit tonë”. Tubimi paqësor vijon sot në Shkup në orën 17./noa.al

Loading...