Transmetuar më 13-04-2017, 20:50
Publicitet

Agjencia Amerikane e Studimit të Hapësirës NASA, mbajti sot një konferencë të posaçme për shtyp, ku u deklarua se jeta jashtëtokësore mund të jetë e pranishme në planetë të tjerë veç tokës në sistemin tonë diellor.

Ekspertët e NASA thanë se dalin në këtë përfundim pasi kanë konfirmuar se të gjitha kushtet për zhvillimin e jetës jashtëtokësore, janë gjetur në një tjetër botë të akullt, brenda sistemit tonë diellor.

Enceladus, është hëna e Saturnit, që sillet rreth diellit, e në të gjenden kimikatë që ndodhen edhe në Tokë, çka tregon për shenja të ekzistencës së jetës aliene.

Hidrogjeni molekular është një nga substancat kryesore të formimit të jetës në Tokë.

Enceladus është planet që mbulohet nga një oqean në një sipërfaqe të tërë dhe shihet si një nga kandidatët kryesorë për zhvillimin e jetës në sistemin tonë diellor. /a.k/noa.al/