Transmetuar më 19-04-2017, 14:09
Ndërsa ditët e para të prillit na ngrohën dhe filluam të hiqnim rrobat e trasha afrimi i fundit të muajit, ka ndryshuar plotësisht.
Nëse mendonit se erdhi pranvera, atëherë jeni nxituar. Kjo pasi Shqipëria dhe Kosova prej disa ditësh janë përfshirë nga reshjet e dendura dhe uljet e temperaturave.
Madje në Kosovë, dhe konkretisht në Prishtinë ditën e sotme po bie borë.
“S’harrohet dot ngrohtësi e parë, kur pranvera ishte në Prishtinë…bora”, shkruan këngëtarja Alma Bektashi në Instagram.
Ajo ka publikuar edhe një video ku shihen flokët e dëborës teksa bien. /a.y/noa.al