Transmetuar më 29-04-2017, 18:53
Publicitet

Dy ditë pas hyrjes me forcë në Kuvend dhe sulmit mbi disa deputetë, Prokuroria e Maqedonisë nuk tregon se sa dhunues ka paraburgosur dhe dëgjuar.

Edhe pse dy ditë më parë, pamjet televizive identifikuan disa nga sulmuesit, prokuroria thotë se ende punohet në identifikimin e tyre.

Sipas informacioneve jozyrtare nga MPB-ja, Prokuroria e Shkupit deri në këtë moment nuk ka urdhëruar burgosjen për asnjë person lidhur me ngjarjet e dy ditëve më parë.

Tashmë është e sigurtë se janë liruar 8 personat që policia i ndaloi gjatë trazirave.

Nga Gjykata Penale thonë se deri mbrëmë në mesnatë Prokuroria Publike nuk ka kërkuar asnjë masë për ta, transmeton Alsat në Maqedoni.

Loading...