Transmetuar më 22-05-2017, 18:39
Publicitet

Qendra për Liri publikoi fotografi ekskluzive nga sulmi i përgjakshëm në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill, njofton agjecia e lajmeve INA. Në këto fotografi shihet grupi i huliganëve të cilët sulmuan deputetin Zijadin Sela.

Sipas burimeve të besueshme, njëri nga personat që gjendet në këtë fotografi akoma nuk është identifikuar. Në fund të muajit prill, Maqedonia u përfshi nga një protestë e pazakontë, e cila degjeneroi me futjen e protestuesve në Parlament. Ata filluan të dhunojnë deputetët, si dhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.

Por, tensionet në vendin fqinj duket se kanë përfunduar, pasi Zoran Zaev pak ditë më parë u mandatua nga Presidenti Ivanov për të formuar qeverinë e re të Maqedonisë.

Loading...