Transmetuar më 05-06-2017, 12:31
Publicitet

Sadije Berisha, ish-gruaja e Shkëlzen Berishës, herë pas here kthehet pas në kohë dhe sjell në vëmendje vitet e kaluara. Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi kur ishte 20 vjeç. Ajo thotë se fotografia është shkrepur gjatë një dasme tradicionale, ku ajo ishte protagonistja kryesore, nusja.

Sadija thotë se ishte vetëm 20 vjeç, me flokë të gjata dhe e virgjër.

“Nëna ime vetëm më dha disa fotografi shumë të vjetra. Pas në kujtesë…

Kjo është ajo foto nga një martesë tradicionale, “me shkuesi” (myslimano-shqiptare). Isha 20 vjeç, e virgjër me flokë të gjatë (nuk më lejohej t’i prisja). Flokët e mi kanë arritur deri në gjunjë në moshën 20 vjeçare..Është fotoja e parë që kushëriri im Fadil Berisha më shkrepi.  Atë kohë m’u dha për burrë tërësisht një i huaj. Buzëqeshja në martesën tënde  nuk ishte e lejuar (për nusen), por megjithatë …. në rrethana të tilla … kush do të donte?”, shkruan Sadija.

Pak vite më parë ajo u nda nga Shkëlzen Berisha me të cilin ka edhe fëmijë. /k.k/noa.al/

Loading...