Transmetuar më 11-06-2017, 23:13
Publicitet

Demokracia në Veprim thotë se ka proceduar më shumë se 50 për qind të numërimit të votave në të gjithë Kosovën.

Sipas rezultateve aktuale, koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma) prin me 36 për qind, koalicioni LAA (LDK-AKR-Alternativa) ka 25.9 për qind, ndërsa Vetëvendosje 25.4 për qind.

Lista Srpska ka 3.4 për qind, ndërsa partitë tjera bashkë 9.2 për qind.

Deri tani Demokracia në Veprim ka proceduar 1253 vendvotime ose 50.3 për qind të totalit.

Loading...