Transmetuar më 25-06-2017, 23:29

Basha, mesazh numëruesve dhe komisionerëve: Kemi fituar masivisht

Kryetari i demokratëve, Lulzim Basha, i dërgoi para pak minutash një mesazh, strukturave, kandidatëve, numëruesve, komisionerëve dhe vëzhguesve.

“Të dashur kryetarë, kandidatë, numërues, komisionerë dhe vëzhgues: tani nis procesi vendimtar i numërimit të votave”, – thotë Basha në mesazh dhe shton:

“Të gjitha burimet tona flasin për një votë masive të qytetarëve për PD dhe fitoren tonë!”, – thotë z.Basha.

Më pas, lideri i të djathtës: “Tani është detyra juaj e shenjtë të garantoni numërimin e çdo vote. Unë dhe gjithë demokratët jemi në krahun tuaj për t’iu mbështetur në çdo çast. Punë të mbarë dhe fitore!”, – përfundon mesazhi i kreut demokrat Basha. 

NOA SPECIALE ZGJEDHJET 2017