Transmetuar më 02-07-2017, 18:09
Publicitet

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç, do të takohen nesër në Bruksel, për të vijuar dialogun dypalësh, me ndërmjetëimin e shefes së Politikës së Jashtme në BE, Federika Mogherni. Lajmi është bërë publik nga kreu i shtetit të Kosovës, i cili në Facebook ka sqaruar se takime të tilla do të synojnë përmirësimin e plotë të marrëdhënieve dypalëshe.

“Nesër, në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me zonjën Mogerini dhe presidentin e Serbisë, do të diskutojmë dhe shkëmbejmë idetë fillestare për mënyrën se si do të vazhdojmë dialogun në fazën e re dhe objektivat që synojmë të arrijmë në kuadër të procesit të normalizimit.

Ky është vetëm takimi fillestar në këtë fazë të re të dialogut, që dëshmon përkushtimin tonë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, që është kriter kyç për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO”, shkruan Thaçi në facebook.

Kjo është hera e parë që Thaçi dhe Vuçiç, dialogojnë në pozicionin e presidentit në shtetet respektive. /k.k/noa.al/

Loading...