Transmetuar më 16-07-2017, 16:58

Dy persona në Kosovë, kanë mundur t’i shpëtojnë mrekullisht një aksidenti të ndodhur gjatë ditës së sotme.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në hyrje të Obiliqit, pranë tunelit.

Në aksident është përfshirë një automjet tip Golf 5, ku për shkak të shpejtësisë së madhe, ka humbur kontrollin dhe ka goditur cepin e trotuarit.

Personat që ndodheshin në automjet, kanë pësuar dëmtime të lehta.

Klan Kosova ka publikuar edhe foto në vendin e aksidentit./a.k/noa.al/