Transmetuar më 17-07-2017, 17:49
Tre shqiptarë në Itali kanë tentuar të vjedhin një furgon të parkuar në anë të rrugës, por u ndaluan menjëherë nga policia e vendit fqinj.
Ngjarja ndodhi në rrugën "San Leonardo", në Parma, ku një person ka lajmëruar policinë sapo ka vënë re veprimin e shqiptarëve.
Policia bën të ditur se dy prej tyre ishin me dokumente false, ndërsa njëri kishte dokumente të rregullta.
Pasi u dërgua në stacionin e policisë, mësohet se njëri është 27 vjeç me inicialet M.A, i lindur në Shqipëri por banonte në Felino të Italisë.
Po ashtu u arrestuan edhe një 23-vjeçar me inicialet P.P. dhe një 22-vjeçar me inicialet Z.N., të cilët jetonin në Parma.
Të tre tashmë janë të akuzuar për vjedhje të mbetur në tentativë. /k.k/noa.al/