Transmetuar më 25-07-2017, 08:45

Propozimi për martesë duket se ka ardhur vetëm pas gjashtë muajve lidhje dhe shumë pak pas ndarjes nga i fejuari i saj Taylor Kinney.

Këngëtarja Lady Gaga dhe sipërmarrësi dhe menaxheri i personazheve të famshëm Christian Carino janë në prag të martesës.

Mësohet se do të organizohen dy ceremoni, njëra në Itali më intime dhe tjetra në Malibu, ku do të mbahet ceremoni me qindra e qindra të ftuar.

Lady Gaga dhe Christian Carino janë parë publikisht bashkë vetëm tre herë, në një koncert të Kings of Leon, në sfilatën e Tommy Hilfiger dhe pak para shfaqjes së Lady Gaga në Super Bowl, ku shkëmbyen puthje dhe përqafime.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se pavarësisht kohës së shkurtër që kanë bashkë, propozimi për martesë ka ardhur. Jo vetëm asaj, por në 4 korrik gjatë festës së pavarësisë së SHBA, Christian i ka kërkuar dorën e Stefani Germanotta, siç është emri i vërtetë i këngëtares, edhe babait të saj, gjatë një dreke familjare.

Po ashtu mësohet se fustani i nusërisë do të jetë vepër e Donatella Versace. /a.y/noa.al