Transmetuar më 25-07-2017, 11:43

Një ekip studiuesish amerikan të Ohio State University në Columbus ka zbuluar se konsumi i rregullt i domateve, mund të reduktojë me 50% rrezikun për t’u prekur nga kanceri i lëkurës.

Studiuesit të drejtuar nga profesoresha Jessica Cooperstone, docente pranë Departamentit të Shkencave Ushqimore në universitetin amerikan, arritën në këtë përfundim pasi bënë një sërë eksperimentesh tek minjtë meshkuj.

Shkencëtarësh analizuan kafshët e modifikuara gjenetikisht duke zbuluar se minjtë e ushqyer me domate, rezultuan më të mbrojtur nga kanceri i lëkurës.

Minjtë i’u nënshtruan rrezeve ultravjollcë, ku rezultoi se ata që ishin ushqyer me domate, ishin më të mbrojtur 50%.

“Lipoceni që gjendet te domatet, mund të rezultojë shumë efikas në mbrojtjen ndaj rrezeve ultravjollcë”, thotë Cooperstone. /a.y/noa.al